Si të pastroni bizhuteritë në kushte shtëpie

Life style

Si të pastroni bizhuteritë në kushte shtëpie

Më: 8 maj 2019 Në ora: 17:50
Ilustrim

Edhe pse argjendi dhe floriri i rezistojnë kohës, ndodh që të marrin një ngjyrë jo të bukur gjatë qëndrimit pranë bizhuterive të tjera apo dhe nga kontakti me detergjentët. Nëse tregoni kujdesin e duhur ju mund ti rriktheni shkëlqimin e dikurshëm perlave, argjendit dhe floririt dhe do të dashuroheni edhe një herë me to. 

Si të pastroni argjendin 

Objektet e argjendta pastrohen fare lehtë duke i fërkuar me një pastë të krijuar me 1 masë ujë e 3 masa sodë buke. Shpëlahen dhe thahen me një cohë të butë. 
Gjithashtu mund t’i mbështillni në një letër alumini e t’i vendosni në një enë me ujë të valuar. Lërini për disa minuta në ujë dhe ato do të jenë si të reja.

Bizhuteritë e floririt

Pastrojini me pastë dhëmbësh: Pasta e dhëmbëve ose kolinozi është një ndër produktet më të këshilluar për pastrimin e bizhuterive prej floriri. Ai është një abraziv delikat dhe nuk rrezikon që të krijojë shenja gërvishtjeje në sipërfaqen e tyre. Zgjidhni një furçe me qime të butë dhe fërkoni me lëvizje të thjeshta për 5 minuta bizhuteritë prej floriri.
Më pas shpëlajini me ujë të bollshëm dhe fshijini me një napë pambuku ose pastrojini edhe një herë me sfungjer të njomur me uthull molle dhe lëreni të thahet natyralisht.

Si të pastroni perlat

Duke qenë aq delikate, perlat mund ta humbasin shpejt shkëlqimin e tyre. Qofshin të kultivuara apo natyrale, perlat kërkojnë kujdes të madh! Ajo që duhet të bëni një herë në kaq kohë që t’i lani me ujë të vakët me pak fare shampo. T’i thani mir dhe t’i ruani në një copë të mëndafshtë të ndara nga bizhuteritë e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat