Përparësitë e llogaritjes me gishtërinjë

Life style

Përparësitë e llogaritjes me gishtërinjë

Më: 9 maj 2019 Në ora: 18:09
Ilustrim

Për të kryer detyrat e matematikës zakonisht fëmijët përdorin gishtërinjtë, mirëpo çfarë nënkupton kjo për kujtesën e tyre?

Jo vetëm fëmijët me “matematikë të dobët”, por sidomos ata që kanë një kujtesë të mirë, përdorin llogaritjen me gishtërinjë dhe kështu arrijnë rezultate të mira. Nganjëherë kjo shihet nga prindërit si diçka shqetësuese, duke menduar se kjo mund të jetë një shenjë e problemeve me aftësitë matematikore. Në studimin e publikuar në vitin 2017 nga Justine Dupont Boime nga Universiteti i Gjenevës dhe Catherine Thevenot nga Universiteti i Lozanës në “Cognitive Psychology Journal” rreth 84 fëmijë zviceran të moshave pesë dhe gjashtë vjeçare u testuan për të zgjidhur detyra të thjeshta përkatësisht mbledhjen e numrave me shuma nën dhe mbi dhjetë.

Në analizën e të dhënave, shkencëtarët zbuluan se nga 84 fëmijë, gjithsej 52 kishin përdorur gishtat në aritmetikë, 47 prej tyre edhe në shuma mbi dhjetë. Ata gjetën gjithashtu një korrelacion pozitiv midis llogaritjes me gishtërinjë, kapacitetit të kujtesës në punë dhe numrit të zgjidhjeve korrekte që subjektet arritën. Ata gjithashtu zbuluan se fëmijët që kishin një kujtesë të mirë pune dhe tregonin rezultate më të mira në detyrat e matematikës, gjithashtu prireshin të përdornin një strategji më efektive për të numëruar me gishtat e tyre, revistapsika. Mësimi i numërimit të gishtërinjëve gjatë viteve të para të shkollimit duhet të promovohet, sepse ai mund të ndihmojë fëmijët më pak të talentuar që të tejkalojnë vështirësitë e tyre në aritmetikë (Dupont & Thevenot, 2017).

Hulumtimet më të hershme sugjerojnë se kjo mund të jetë e dobishme deri në moshën tetë vjeçare. Pas kësaj moshe, lidhja në mes të suksesit në fushën e matematikës dhe llogaritjes së problemeve aritmetike me gishtërinjë duket të përmbyset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat