Fakte interesante rreth dashurisë… - Bota Sot
Fakte interesante rreth dashurisë…

Life style

Fakte interesante rreth dashurisë…

Më: 11 maj 2019 Në ora: 07:33
Ilustrim

Këto janë disa fakte që janë publikuar në gazeta dhe revista të ndryshme në botë dhe që tani po publikohen edhe në portalet shqiptare.

Faktet janë të dedikuara për dashurinë:

1. Burrat të cilët e puthin gruan e tyre në mëngjes, jetojnë 5 vjet më shumë se sa ata që nuk e bëjnë këtë gjë.

2. Kënga e parë për dashurinë është shkruar 4 000 vjet më parë dhe vjen nga një zonë midis Tigrit dhe Eufratit.

3. Nëse vjen momenti për intimitet që në fillim të marrëdhënies, 78% e vajzave nuk pranojnë nëse nuk janë depiluar.

4. Vajzat feministe kërkojnë më shumë se të tjerat të kenë një marrëdhënie romantike.

5. Dy të tretat e njerëzve raportojnë se kanë renë më shumë në dashuri me dike që kanë vite që e njohin, se sa me një të sapo njohur.

6. Njerëzit që tregojnë historinë e tyre të dashurisë e bëjnë këtë pasi mendojnë se procesi është jashtë kontrollit të tyre.

7. Dashuria nxit një efekt qetësues në trup dhe mendje për të paktën një vit, gjë që ndihmon ruajtjen e sistemit nervor.

8. Dashuria ka të njëjtin efekt në trup njësoj si edhe frika e madhe. Te një person i dashuruar shfaqen të njëjtat simptoma si të një person që ndjen një frike të madhe – zmadhim të bebes se syrit, duar të djersitura, dhe rritje te të rrahurave të zemrës.

9. Skanimet e trurit kanë treguar se kur njeriu shikon foto të njeriut të zemrës, truri reagon menjëherë duke treguar dëshirë.

10. Vajzat e fisit Tivi në Pacifikun jugor martoheshin që në lindje.

11. Shërbimi “Detektori i dashurisë” i shpikur nga operatori telefonik KTF supozohet se tregon seriozitetin e njeriut të dashur, nëse ai vërtet është i ndershëm në atë që thotë. Telefoni analizon kordat e zërit për të parë nëse ai flet me dashuri apo jo. Përdoruesi merr një analize të bisedës nëpërmjet një mesazhi i cili tregon afeksionin, surprizën, përqendrimin dhe ndershmërinë me të cilën ka folur personi tjetër në lindje.

12. Rreth 11 për qind e grave kontrollojnë menjëherë “online” për të parë të dhënat e një personi që e kanë takuar ose që presin ta takojnë, kundrejt 7 për qind të meshkujve.

13. Me kalimin e kohës, partneret tentojnë të kenë gjithmonë e më shumë të njëjtat sjellje.

14. Njerëzit tentojnë të kthejnë më shumë kokën në të djathtë se sa në të majtë kur puthin dike (65 për qind e njerëzve e kthejnë kokën në të djathtë).

15. Tradita e unazës së fejesës ka ardhur që në shekullin e 15-të, kur Duka Maximillian i Austrisë i dha një unazë të fejuarës së tij Mary nga Burgundy.

16. Rreth 43 për qind e grave preferojnë që partnerët të mos tregojnë shenja “dashurie” nëse nuk janë të sigurt për një lidhje.

17. Njerëzit që sapo kanë renë në dashuri tregojnë zvogëlim të hormonit serotoninë, në nivele aq të ulëta sa dhe të një person i sëmure.

18. Aeroporti Ndërkombëtar i Filadelfias mbahet si numri 1 për lidhjet edashurisë gjatë kohës se pritjes.

19. Sipas një teorie matematike, ne duhet të takojmë shumë njerëz para se të zgjedhim partnerin e përjetshëm. Sipas probabilitetit vetëm kështu ka më shumë shanse për një çift të suksesshëm.

20. Mjekra e burrave rritet më shpejt kur ata mendojnë për marrëdhënie.

21. Verona, qyteti italian ku u luajt vepra e Shekspirit “Romeo dhe Zhulieta”, merr rreth 1000 letra çdo vit në adrese të Zhulietës, çdo Shën Valentin.

22. “Nëse një person refuzon një lidhje, personi bie edhe më shumë në dashurime atë person që nuk e ka pranuar”, thotë Helen Fisher autor i librit “Pse dashurojmë”.

23. Ka një arsye pse ndodhin romancat në zyre. Rënia në dashuri është shumë e lidhur me afirmitetin. Ngjallet familjariteti, qetësia, afërsia dhe romanca.

24. Një në pesë marrëdhënie dashurie afatgjata ndodhin pasi njeri ngapartneret është i përfshire në të.

25. Një marrëdhënie romantike i bën të dy partneret të lumtur. Sa më afër ndihemi, aq më të lumtur jemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...