Ngjyra më energjike e sezonit të ngrohtë: E verdha me nuancat e saj!

Life style

Ngjyra më energjike e sezonit të ngrohtë: E verdha me nuancat e saj!

Më: 11 maj 2019 Në ora: 08:51
Ilustrim

Trendi i të verdhës është shfaqur në fakt që vjeshtën e kaluar, kur në sfilatat e Versace, Max Mara, Gucci apo Marc Jacobs, mbizotëroi ngjyra e limonit, e mustardës dhe ajo e diellit

Më pas, ka qenë Instagram-i, ambasadori zyrtar i këtij trendi me veshjet e rrugës të ndjekësve të modës.

Tonet dhe nuancat e ngjyrës së verdhë janë shumë, por vetëm tre janë hijet që do t’i shohim fuqishëm këtë verë, e verdha e shafranit, e mangos dhe e verdha e florinjtë e gjethes së plepit të egër.

Kujdes, e verdha e florinjtë shkon bukur vetëm me lëkurat e nxira nga dielli dhe kombinohet me stil me ngjyrën blu të thellë dhe atë portokalli, ndërsa e verdha e mangos duket perfekte nëse e vishni me të kuqe dhe me violë.

Damat e njohura e kanë përqafuar këtë trend dhe duket sikur nuk mund të jetojnë më pa të, në aksesorë apo në pamje totale, kjo është ngjyra që s’duhet ta humbisni! 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat