Përse e adhurojmë kaq shumë aromën e çokollatës?

Life style

Përse e adhurojmë kaq shumë aromën e çokollatës?

Më: 13 maj 2019 Në ora: 18:40
Ilustrim

Të gjithë e dimë aromën e shijshme të çokollatës – aromën e pasur me kokrra kakao të pjekura.

Përderisa shumica prej nesh nuk shpenzojmë aq shumë kohë duke e nuhatur sa shpenzojmë duke e ngrënë çokollatën, faktikisht ka disa kimikale në çokollatë që janë të ngjashme me ato që gjenden në trëndafila.

Njësoj sikurse lulet dhe vajrat esencialë që i kemi në shtëpitë tona, kokrrat e pjekura të kakaos janë të pasura me beta-ionone, e cila ua jep atyre aromën e mirë.

Shkencëtarët gjermanë kanë zbuluar se flagranca (por edhe shija normalisht) është ajo çfarë e bën çokollatën e zezë shumë joshëse për neve.

Hulumtimi i tyre jo vetëm se e tregon arsyen se përse aroma e çokollatës është kaq e mirë, por edhe sugjeron se mund të shpie në ushqime më të shijshme që mund të bëhen në të ardhmen.

Prandaj, nëse e mendoni mirë, një buqetë çokollatë është opsion më i mirë sesa një buqetë lule – jo vetëm se mund t’i merrni erë çokollatës, por edhe mund ta shijoni atë.

Këto zbulime, të cilat janë publikuar në “Journal of Agricultural and Food Chemistry”, mund t’u ndihmojnë kompanive të çokollatës ta kontrollojnë dhe përmirësojnë aromën ep produkteve të tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat