Për shkaqe të ndryshme, njerëzit nuk janë të qetë as natën. Kjo gjë ndikon pagjumësi apo gjumë jo të qetë.
Zbuloni disa këshilla që duhet ti dini për të bërë një gjumë të shvndetshëm
Bëj dush para kohës sëgjumit
Një dush i ngrohtë është përmendur shumë shpesh si ilac kundër pagjumesisë për shumë vite, por si funksionon kjo? Temperatura bazë normale e trupit është 37.4 gradë celcius. Në fakt, është freskimi që ndodh kur të dalesh pas dushit që ndihmon gjumin.
Pagjumesia
Ata që vuajnë nga pagjumësia kufizohen që të kalojnë më pak kohë në shtrat, o të fjetur o fare pa gjumë. Por kjo nuk është fare e lehte, ashtu sikur profesor Colin Espie nga Qendra e Gjumit te Universitetit Glasgoë saqron: “Njerzit me pagjumsi zakonisht shpenzojnë më shumë kohë në shtrat duke provuar që ti kapë gjumi.
Arti i gjumit te dites (Pushimit)
Gjumi i ditës është një mënyrë e mirë e ngritjes së niveleve të energjisë, përderisa i përmbahesh rregullave kur pushoni. Gjumi i ditës është më së shumti efektive kur bëhet pasdite në mes te ores 14 dhe 17. Koha optimale është 30 minuta.
Si të shmangim gërhitjen
Gërhima mund të jetë e lidhur me ndonjë problem serioz shëndetësor dhe mund të ndikojë jo vetëm tek ai që gerrhet… përveç të tjerash mund te ketë efekte negative në marrëdhëniet midis cifteve.
Një zgjidhje është perdorimi i shiritave të lagësht sepse janë të dizajnuar të zvogëlojnë vibrimin e këtyre indeve te buta. Nje mënyre tjetër është përdorimi i frenave të gojës që parandalojnë gjuhën te mos bjerë në fund të gojës. Sidoqoftë, këto metoda nuk janë të garantuara dhe nëse gjumi dhe gerhitja juaj është më serioze se aq, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun.
Relaksi
Një mënyrë e thjeshtë dhe shumë efektive për gjumin është që në mënyrë të vazhdueshme të shtrëngojmë dhe më pas relaksojmë muskujt pak para se të shkojmë për të fjetur. Duke fillur me kembët, shtrengoj të gjithë muskujt në njërën këmbë për disa sekonda, pastaj cliro dhe relakso muskujt. Përserite këtë shtrëngim (tendosje) dhe relkasim për pjeset e tjera të trupit. I gjithë ushtrimi duhet të zgjasë rreth 15 minuta.
Ilacet bimore
Bimët si livando dhe ekstraktet bimore si rrënja e sanëz (agnushe) janë dy nga nxitësit natyral të gjumit. Saneza mund të blihet dhe konsumohet si tretësirë kurse livando mund të përdoret si caj, edhe pse studimet tregojne se është aroma e livandos që ndihmon njerezit ti kapë gjumi.