Zbulohet sekreti i lëkurës gjithmonë të re

Life style

Zbulohet sekreti i lëkurës gjithmonë të re

Nga: N.Sh Më: 14 maj 2019 Në ora: 12:36
Ilustrim

Anila Kalleshi, e cila merret me trajtimin e dobësimit përmes një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale ka folur pë lëkurën se si të duket gjithmonë e re.

Kalleshi, e cila ka qendrën për dobësim, ka publikuar një studim të Shkollë së Mjekësisë në San Diego të Californisë.

"Një studim i ndërmarrë nga Shkolla e Mjekësisë në San Diego të California-s në SHBA ka arritur të zbulojë sekretin që bën që një lëkurë të duket më e re në raport me moshën.

Sipas këtij studimi, e gjithë merita shkon për disa qeliza të quajtura broblaste, të cilat janë të specializuara për prodhimin e indit lidhës të lëkurës që ndihmon atë të marrë veten nga dëmtimet.

Disa prej tyre kanë aftësinë të shndërrohen në qeliza dhjamore, duke i dhënë kështu lëkurës një pamje më të re dhe të freskët, e prodhuar njëkohësisht edhe peptidin, që veç të tjerave luan një rol të rëndësishëm në luftimin e infeksioneve.

Sipas Richard Gallo, presidenti i Departamentit të Dermatologjisë, “humbja e aftësisë së broblasteve pë tu transformuar në yndyrë ndikon në mënyrën se si lëkura kundërshton infeksionin dhe freskinë e lëkurës përgjatë procesit të plakjes.

Sigurisht që kjo nuk do të thotë se shëndoshja është një gjë që duhet yshtur. Përkundrazi, rritja në peshë interferon me aftësinë për të kundërshtuar infeksionin", shkruan Kalleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat