Dy gjërat që çdo person i mëson nga beqaria - Bota Sot
Dy gjërat që çdo person i mëson nga beqaria

Life style

Dy gjërat që çdo person i mëson nga beqaria

Më: 14 maj 2019 Në ora: 17:57
Ilustrim

Të gjithë kemi pasur presion nga shoqëria për të menduar se beqaria është gjë e keqe.

Nëse jeni beqare, mendimi i përgjithshëm është se ka diçka gabim me ju. Por, kjo nuk është aspak e vërtetë.

Megjithëse është e mahnitshme ta keni dashurinë, energjinë dhe perspektivën e shtuar që jua sjell lidhja, kjo gjithashtu nënkupton se duhet të përkushtoheni jashtëzakonisht shumë.

Sidoqoftë, më poshtë ju sjellim dy gjëra që koha e beqarisë ia mëson çdo njeriu:

Nuk jeni të varur nga tjerët për lumturinë tuaj
Qëndroni larg mendimeve të krijuara nga Hollywood-i se njerëzit nuk janë të lumtur pa lidhje. Mos e shpenzoni tërë kohën dhe energjinë duke kërkuar lidhje apo duke u penduar për të kaluarën. Këtë kohë shfrytëzojeni për ta trajtuar veten, për t’u angazhuar në gjëra të reja dhe, më e rëndësishmja, për ta dashur veten.

Keni kohë të eksploroni, ta kuptoni veten dhe jetën
Lidhjet marrin kohë dhe burime. Edhe nëse faturat ndahen në dy vende, gjithmonë ka më shumë shpenzime.

Shfrytëzojeni kohën si beqarë dhe bëjeni një jetë e cila ju bën të lumtur. Si beqarë keni më shumë opsione për të udhëtuar, për t’u marr me hobi dhe projekte tjera personale. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...