Nëse partneri juaj bën këto 10 gjëra jeni me shumë fat, sepse keni përkrah partnerin perfekt

Life style

Nëse partneri juaj bën këto 10 gjëra jeni me shumë fat, sepse keni përkrah partnerin perfekt

Më: 15 maj 2019 Në ora: 18:19
Ilustrim

A po jetoni një histori fantastike dashurie dhe pyesni veten nëse partneri juaj është i përsosur? Gjetja e mashkullit të përsosur në ditët e sotme është si të fitosh lotarinë, të dish se mund të mbështetesh tek një partner për jetën është një pasuri që nuk u ndodh gjithë njerëzve.

Nëse mendoni se e keni gjetur atë, duhet të dini se jeni të bekuar, e gjitha çfarë ju duhet të bëni është t’i drejtoheni atij dhe ta falënderoni për gjithë dashurinë që ju jep çdo ditë pa kushte. Nëse partneri juaj i bën këto 10 gjëra atëherë ju keni gjetur mashkullin e përsosur.

Ai nuk ka frikë t’ju tregojë se sa ju do

Në një shoqëri të uritur për ndjenja dhe emocione, gjetja e një personi që nuk ka frikë t’iu rrëfejë dashurinë e pafund që ndjen për ju është një pasuri e madhe. Shumë meshkuj nuk janë në gjendje të shprehin ndjenjat e tyre me fjalë. Nëse peroni që keni pranë ju thotë shpesh se ju do, atëherë duhet të jeni të sigurt se keni gjetur njeriun e përsosur!

Ai e do nënën e tij

Mënyra se si një burrë e trajton nënën e tij është një tregues se si do ta trajtojë personin me të cilin do të martohet. Nëse partneri juaj respekton dhe e trajton nënën e tij me dashuri atëherë mund të jeni të sigurt se ai do të bëjë pikërisht të njëjtën gjë me ju. Është shenjë se ai është edukuar nga prindërit e tij për ta trajtuar partneren me respekt dhe barazi.

Flirton me ju

Pasi një histori dashurie ka arritur fazën që çon në stabilitet, është normale që pasioni të zvogëlohet. Me kalimin e kohës edhe romantizmi zhduket, por nëse jeni me fat, partneri juaj do të vazhdojë të flirtojë me ju pikërisht si ditën e parë. Të bësh për të do të thotë të tregojë gjithë dashurinë e tij për ty.

Ju jeni prioriteti i tij

Mashkulli i përsosur i vë të parat nevojat e partnerit të tij. Nuk ka dyshim për këtë. Nëse partneri juaj e bën, atëherë patjetër keni fituar lotarinë.

I bën gjërat e mërzitshme zbavitëse

Edhe kryerja e punëve të shtëpisë mund të jetë kënaqësi, sepse nësi i bëni së bashku ai mund t’i bëjë më zbavitëse.

Ai dëshiron që ti të realizosh ëndrrat e tua

Një person që ju do pa kushte dëshiron që të realizoni të gjitha ëndrrat tuaja. Partneri i përsosur do të qëndrojë pranë jush kur të arrini qëllimet tuaja.

Ju ngushëllon

Mashkulli i përsosur është gjithmonë i gatshëm për t’ju ngushëlluar dhe mbështetur moralisht kur ndiheni vetëm kundër të gjithëve. Edhe kur ke një ditë të keqe, do të dish që gjithmonë mund të mbështetesh tek ai.

Punon shumë

Ju keni fituar lotarinë nëse partneri juaj punon shumë për t’ju garantuar një të ardhme të mrekullueshme së bashku.

Ai mund t’ju befasojë

Pa marrë parasysh se sa kohë keni që jetoni së bashku, ai është gjithmonë i gatshëm të organizojë darka romantike të dashurisë. Ose pas një dite të vështirë në punë, ju ktheheni në shtëpi dhe ai ka përgatitur pjatën tuaj të preferuar.

Ju komplimeton

Pas shumë vitesh së bashku ai është ende i bindur se je gruaja më e mirë në botë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat