Veshjet që nuk duhet të mungojnë në garderobën e një vajze të shkurtër

Life style

Veshjet që nuk duhet të mungojnë në garderobën e një vajze të shkurtër

Më: 17 maj 2019 Në ora: 14:34
Ilustrim

 Të qenët e shkurtër mund të jetë pak frustuese në situata të caktuara, megjithatë ka disa mënyra sesi mund të rriteni disa centimetra, e kjo falë disa veshjeve që të krijojnë iluzionin optik të një siluete më të gjatë.

Këpucët me platformë

Investoni në këpucë të larta, por të njëkohësisht të rehatshme. Hiqni dorë nga takat stiletto, pasi me këto të fundit jo vetëm që do të dukeni kilometra larg që jeni zgjatur prej tyre, por janë edhe të parehatshme për të qëndruar disa orë në këmbë. Zgjidhni këpucë ortopedike, me lidhëse tek kyçi në mënyrë që kur hidhni hapin të keni një mbështetje të sigurtë në tokë.

Pantallona të gjera të gjata

Nëse deri më tani nuk keni hequr dorë nga pantallonat xhins të ngushta, përse të mos provonit efektin që kanë një palë pantallona të gjera ? Zgjidhni një palë me bel të lartë në mënyrë që të krijoni iluzionin e këmbëve kilometrike. Një bonus shtesë gjerësia e pantallonave në fund siguron kontrast të belit tuaj për një pamje më të hollë.

E njëjta gjë vlen edhe për xhinset. Zgjidhini ato të errëta, me bel të lartë e të gjera. Sigurohuni t’i vishni gjithmonë me taka.

Bluzat me jakë V

Pëlhurat e lehta dhe printet shumëngjyrëshe, do të tërheqin të gjithë vëmendjen e të tjerëve tek pjesa e lartë e veshjes! Rekomandohet gjithnjë që bluzat t’i fusni tek pantallonat apo fundet për të bërë një ndarje midis pjesës së poshtme dhe asaj të sipërmes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat