Moslarja e bebes menjëherë pas lindjes shton shanset për ushqim të suksesshëm me gji

Life style

Moslarja e bebes menjëherë pas lindjes shton shanset për ushqim të suksesshëm me gji

Më: 18 maj 2019 Në ora: 10:30
Ilustrim

Është e zakonshme që të sapolindurin ta lajmë pothuajse menjëherë pas lindjes, mirëpo kjo praktikë së shpejti do të mund të ndryshojë

Hulumtimi i bërë në Klinikën e Clevlandit ka treguar që bebet të cilat nuk lahen menjëherë pas lindjes, por presin së paku 12 orë, më lehtë do të thithin gjirin, përkatësisht ushqimi me gji do të jetë i lehtë.

Në hulumtim kanë marrë pjesë më shumë se një mijë nëna dhe bebe të tyre. Rreth gjysma e të sapolindurve janë larë brenda pak orëve pas lindjes, ndërkaq bebet e tjera vetëm 12 orë e më vonë.

Shkalla e ushqimit me gji të të sapolindurve në grupin e bebeve të lara më vonë ishte 68,2%, ndërkaq në grupin e bebeve të lara menjëherë pas lindjes 59,8%.

Udhëheqësja e studimit, Heather Di Cioccio, ka theksuar që ekzistojnë disa faktorë përse ndodh kështu, përkatësisht përse larja e mëvonshme shton shanset për ushqim të suksesshëm me gji.

Bebja dhe nëna më shumë kohë kalojnë në pozitën lëkurë në lëkurë gjatë së cilës krijohen lidhje të fuqishme midis tyre, aroma e bebes e cila ende nuk është larë (aroma e lëngut amniotik) është e ngjashme me aromën e qumështit të nënës dhe kjo beben mund ta nxisë të thitë,por edhe temperatura e trupit e cila është më stabile te bebet e palara.

Bebeve të cilat më gjatë nuk janë larë nuk e kanë pasur aq të ftohtë sa bebet e lara menjëherë pas lindjes, andaj nuk kanë qenë as të lodhura, gjë që ka shtuar shanset për ushqim të suksesshëm me gji.

“Politika jonë e re është që të shtyjmë larjen e të sapolindurve për së paku 12 orë. Nëse nëna nuk e dëshiron këtë, kërkojmë nga ajo së paku dy orë”, përfundon DiCioccio. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat