Nuse për herë të parë, shoqja plotëson ëndrrën e gruas që po lufton me kancerin - Bota Sot
Nuse për herë të parë, shoqja plotëson ëndrrën e gruas që po lufton me kancerin

Life style

Nuse për herë të parë, shoqja plotëson ëndrrën e gruas që po lufton me kancerin

Më: 18 maj 2019 Në ora: 23:47
Në moshën 26-vjeçare, Diana ishte diagnostikuar me kancer në gji

Një histori frymëzuese mbylli takimin e sotëm të programit “Dua të të bëj të lumtur”. Kjo ishte historia e Dianës, e cila prej disa vitesh luftonte me kancerin. Për të rrëfyer sfidat dhe luftën e saj të vazhdueshme me kancerin, në studio kishte ardhur shoqja e saj Eglantina. Në moshën 26-vjeçare, Diana ishte diagnostikuar me kancer në gji, por këtë nuk e dinte askush përveç familjes së saj.

Diana kishte mbaruar shkollën e lartë për mësuese fizike dhe punonte si zëvëndesuese në gjimnazin “Çajupi”. Kolegët e saj të punës nuk e dinin që Diana po luftonte me kancerin dhe Eglantinës i kishte bërë përshtypje se përse ajo nuk ndiqte trajnimet. Pas një bisede të zhvilluar midis tyre, Eglantina kishte mësuar se Diana ndiqte kemioterapitë, e për këtë arsye mungonte shpesh në punë. Me kalimin e kohës, Diana ishte njohur me Enerin, me të cilin ishte martuar dhe kishte sjellë në jetë dy fëmijë.

Kur mendonte se gjithçka kishte kaluar dhe se e kishte lënë pas kancerin, Diana kishte mësuar se sëmundja ishte rishfaqur përsëri. Për këtë arsye, shoqja e saj e ngushtë Eglantina kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të realizuar ëndrrën e shoqes, që të vishej për herë të parë nuse. “Dua që të jetë një kujtim i bukur për ty, sepse dua të të tregoj sesa e veçantë je për mua. Dua që nata e sotme të jetë rifillimi i gjithçkaje siç duhej”, ishin fjalët e Eglantinës.

Image

Surpriza që programi kishte menduar për Dianën ishte fustani i nusërisë, si dhe prania e dy këngëtarëve të dashur për publikun, Era Rusi dhe Ylli Baka, të cilët krijuan një atmosferë dasme.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...