Dy shenjat më me fat për sot, e diel 19 maj 2019 - Bota Sot
Dy shenjat më me fat për sot, e diel 19 maj 2019

Life style

Dy shenjat më me fat për sot, e diel 19 maj 2019

Më: 19 maj 2019 Në ora: 07:13
Ilustrim

Binjakët

Mërkuri në bashkëpunim me Saturnit do vendosin rregull në jetën tuaj. Do ndiheni shumë herë më të qetë. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e gëzuar dhe e mbushur me ngjyra. Do jeni shumë më tolerantë dhe të kuptueshëm me partnerin prandaj gjërat do ecin më së miri. Edhe ju beqarët do keni një ditë premtuese dhe me takime interesante. Në punë duhet të reagoni sa më parë sepse po i latë gjërat pas dore mund të keni probleme të vazhdueshme. Ju jeni të zotët dhe mund të arrini çdo gjë. Të ardhurat nuk do jenë të jashtëzakonshme, megjithatë disi më të mira se disa kohë më parë.

Gaforrja

Marsi do ju bëjë shumë të logjikshëm gjatë kësaj dite dhe do nuk do veproni asnjëherë pa i pasur mendimet e qarta. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë disi më e ekuilibruar. Pas disa konflikteve klima do fillojë menjëherë të ngrohet. Do gjeni gjithmonë mënyrën e duhur për të kërkuar falje. Ju beqarët duhet ta kontrolloni veten, pasi po bëtë gabime do i vuani gjatë pasojat. Në punë do jeni të aftë edhe të luftoni me të tjerët vetëm për të arritur ku doni. Sigurisht asgjë nuk do jetë e lehtë. Në planin financiar ka rrezik të përballeni me goxha tronditje dhe nuk do dini çfarë të bëni. Më e mira do jetë të pranoni ndihmën e të afërmve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...