Nuse në Kosovë/ “Dasma e madhe” me 200 gratë nga Shqipëria

Life style

Nuse në Kosovë/ “Dasma e madhe” me 200 gratë nga Shqipëria

Më: 19 maj 2019 Në ora: 13:42
Ato janë mbledhur për të treguar përvojat nga më të ndryshmet gjatë viteve të kaluara në shtëpinë e dytë.

200 gra nga rajone të ndryshme të Shqipërisë të martuara në Kosovë, janë bërë pjesë e një dasme të përbashkët.

Nën organizimin e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, ato janë mbledhur për të treguar përvojat nga më të ndryshmet gjatë viteve të kaluara në shtëpinë e dytë.

Drenica nga Tropoja dhe Agroni nga Prishtina janë çifti më i ri i mbrëmjes. Vajzën e tyre e pagëzuan me emrin Dua.

Muharremi dhëndri më i vjetër në Shqipëri i pranishëm në event tregoi se iku nga fatkeqësia në vitet e 80-ta duke mos e besuar se një fat i mirë do t’i vinte.

Ambasadori Qemajl Minxhozi u shpreh i lumtur që shumë nga gratë janë me profesione të rëndësishme në shoqërinë kosovare.

Përveç grave të ftuara sonte, janë edhe afër 2000 të tjera nga treva të ndryshme të Shqipërisë që kanë zgjedhur të bëhen nuse Kosove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat