Vajzë apo djalë? Mësoni gjininë e fëmijës edhe para se të ngelni shtatzënë

Life style

Vajzë apo djalë? Mësoni gjininë e fëmijës edhe para se të ngelni shtatzënë

Më: 20 maj 2019 Në ora: 07:59
Foto ilustrim

Tani mundeni që më parë të dini se a do të jetë foshnja vajzë apo djalë

Shkencëtarët e Universitetit Newcastle kanë bërë një hulumtim në të cilin kanë provuar të tregojnë se në ç’mënyrë prindërit më lehtë të dinë se a do të jetë foshnja djalë apo vajzë.

Në të vërtetë, hulumtimi ka përfshirë 927 familje, ndërsa të gjithë bashkë kanë marrë pjesë 556.387 njerëz.

Shkencëtarët kanë ardhur deri te një konkluzion shumë i thjeshtë.

“Pema familjare ka treguar që përgjigjja fshihet në pjesën e babait të trungut familjar. Nëse babai ka pasur më shumë vëllezër, do të thotë që është më se sigurt që do të ketë djalë. Mirëpo, nëse ka pasur më shumë motra, do të ketë vajzë”, ka thënë udhëheqësi i hulumtimit CorryGellatly për Science Daily.

Mashkulli përcakton gjininë e fëmijës, prandaj bart më shumë kromozome X ose Y. Kromozomi X i kombinuar me kromozomin X të nënës sjell në jetë vajzë, ndërsa kromozomi Y djalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat