Çfarë duhet të dini për notin në pishinë - Bota Sot
Çfarë duhet të dini për notin në pishinë

Life style

Çfarë duhet të dini për notin në pishinë

Më: 22 maj 2019 Në ora: 15:37
Ilustrim

Pushimet verore janë pranë dhe secili nga ne duhet të planifikuar edhe kohën ku do të shfrytëzojë kalimin e ditëve të nxehta.

Pishina është një mundëesi e artë që të gjithë do ta shfrytëzojnë për të kaluar ditët e nxehta. Por mos harroni të kujdeseni për lëkurën tuaj para dhe pas notiti në pishinë.

Më poshtë do të zbuloni këshillat që ju duhen;

Përgatisni lëkurën me ndonjë krem

Klori shtohet në pishina për të dezinfektuar dhe parandaluar rritjen dhe përhapjen e sëmundjeve bakteriale, virale dhe protozoane. Për shkak të natyrës së saj kaustike, klori është shkaktar i irritimit të lëkurës, skuqjes, thatësisë dhe kruarjes së saj. Për t’ju shmangur këtyre rekomandohet përgatitja e lëkurës tuaj me një krem ​​pengesë para se të hyni në pishinë. Kërkoni produkte me glicerinë, vajra ose vazelinë.

Dush dhe krem hidratues menjëherë pas notit

Sipas rregullave zakonisht duhet të shpërlaheni para se të hyni në pishinë. Por nëse prisni derisa të shkoni në shtëpi për të bërë dush pas një notimi, jeni duke i bërë dëm lëkurës tuaj. Shpërlahuni menjëherë pas notit. Mos lejoni që uji me klor të rrijë në lëkurë për një kohë të gjatë. Përdorni ndonjë pastrues të butë dhe hidratues për të filluar rivendosjen e ekuilibrit të PH-së. Pas shpëlarjes, vendosni krem hidratues.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...