Sekretet që duhet ti mbani të fshehta nga partneri

Life style

Sekretet që duhet ti mbani të fshehta nga partneri

Më: 22 maj 2019 Në ora: 17:02
Ilustrim

Të krijosh një marrëdhënie është dhe një ndër sfidat më të vështira në jetën e secilit nga ne.

Gjatë jetesës me personin e zemrës ju mësoni dhe të metat apo veset e tij si person që më parë ndodhta nuk i keni ditur.

Ekspertja e lidhjeve Andrea Syrtash, tregon pesë gjërat të cilat jo domosdoshmërish duhet t’i ndani me partnerin para se gjërat të fillojnë të bëhen serioze. Më poshtë do të lexoni disa detaje në lidhje me këtë marrëdhënie.

Sa partnerë seksualë keni pasur

Kur është fjala për seksin, Syrtash thotë se duhet ta dini se asnjëri prej jush nuk keni sëmundje të transmetueshme seksualisht. Sidoqoftë, përveç kësaj, ekspertja e lidhjeve sugjeron që nuk është e nevojshme t’ia tregoni numrin e partnerëve seksualë që i keni pasur, pavarësisht se këtë sugjerim shumica e kundërshtojnë.

Çfarë nuk ju pëlqen rreth partnerit

Syrtash thotë se asnjëherë nuk duhet ta luani lojën: “Çfarë nuk të pëlqen tek unë”! Të bashkëjetoni me dikë është hap i madh, dhe duhet ta keni parasysh se nuk jeni kopje e njëri-tjetrit. Prandaj, është normale se partneri bën diçka që juve iu irriton, por jo gjithsesi duhet t’ia thoni këtë.

Shprehitë ditore të shpenzimit të parave

Syrtash thekson se është e rëndësishme që partneri ta dijë për borxhet që i keni, duke përfshirë shumën totale të borxheve që i keni dhe si jeni duke i kthyer ato. Në fakt, sipas saj, gënjeshtrat rreth çështjeve financiare mund ta shkatërrojnë lidhjen.

Çdo pikë ndjenje që e keni për ish- partnerin

Është në rregull të mos e dini nëse partneri ende ka ndonjë ndjenjë të caktuar për ish- të dashurën, dhe e njëjta gjë vlen edhe për ndjenjat tuja që i keni për ish- partnerin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat