Katër mënyra për t’u ballafaquar me stresin

Life style

Katër mënyra për t’u ballafaquar me stresin

Më: 23 maj 2019 Në ora: 08:16
Ilustrim

Çdo njeri vuan nga stresi herë pas here, por për disa është fenomen i përditshëm që ndikon seriozisht në kënaqësinë e tyre për këtë jetë.

A e keni vërejtur se ndonjëherë thjesht nuk i përballoni gjërat mirë? Ndiheni të nevrikosur, të zemëruar dhe të mbushur me shqetësim?

Përndryshe, stresi shpeshherë quhet edhe “vrasësi i heshtur” sepse shpie në sëmundje vdekjeprurëse si ato të zemrës, vetëvrasja, kanceri, dhimbja kronike, shtypja e lartë e gjakut, etj.

Prandaj, nëse jeni person që vuan nga kjo sëmundje serioze, ju sugjerojmë që fillimisht të konsultoheni me doktorin, dhe t’i aplikoni këto këshilla:

Bëni diçka që ju pëlqen: Kur jeni të zemëruar apo të stresuar, shpeshherë e humbni kontrollin. Çfarë të bën të ndihesh mirë? Mund të jetë takimi me miq për kafe, luajtja e video-lojërave, një dush i ngrohët, një vrap në pyll, vizitimi i një galeria, joga… çfarëdo që të jetë, sigurohuni ta bëni të paktën një herë në javë, në mos më shumë.

Qeshni! Qeshja i zvogëlon nivelet e hormonit të stresit dhe e forcon sistemin e imunitetit. Pra, dilni me një mik, lexoni një libër komik apo shikoni një film të zhanrit komedi!

Hani mirë dhe rregullisht: Stresi mund t’i ndryshojë nivelet e sheqerit në gjak, gjë e cila mund ta ndryshojë disponimin, të shkaktoj lodhjen, sindromën metabolike, etj. Prandaj është e rëndësishme të hani një dietë të balancuar me sasi të mëdha të vitaminave dhe mineraleve, si dhe ta shmangni sheqerin, alkoolin dhe kafeinën.

Ushtroni, mundësisht në ambient të hapur: Është e rëndësishme ta merrni sasinë e rekomanduar të vitaminës D, të merrni frymë në ajër të pastër dhe të bëni çdo ditë ushtrime në mënyrë që të keni një mirëqenie të shëndetshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat