Beben që lindin me kokë të madhe bëhen persona të suksesshëm - Bota Sot
Beben që lindin me kokë të madhe bëhen persona të suksesshëm

Life style

Beben që lindin me kokë të madhe bëhen persona të suksesshëm

Më: 23 maj 2019 Në ora: 14:01
Ilustrim

Nëse veç ndiheni sikurse keni një kokë gjigante në shpatulla të vogla, atëherë kemi një lajm të mirë për ju.

Tani, siç duket, bebet e lindura me kokë të madhe rezultojnë të bëhen persona më të suksesshëm në të ardhmen.

Pra, përderisa shumica mund të kemi bërë shaka me miqtë të cilët kanë kokë të madhe, duket se ata janë destinuar për ta pastruar dyshemenë me neve kur është fjala për suksesin në jetë.

Në mënyrë aspak befasuese, ideja e kokës së madhe padyshim se ndërlidhet me një tru më të madh.

Duke folur për “Neuroscience News”, profesori Ian Deary, pas një studimi, ka treguar se ka ndikime të përbashkëta gjenetike mes aftësive kognitive dhe disa gjendjeve mendore e fizike.

Ai po ashtu ka treguar se aftësitë kognitive i ndajnë të njëjtat influenca gjenetike me madhësinë e trurit, formën e trupit dhe sukseset akademike.

Ekipi i tij kishte analizuar 100,000 britanikë mes moshave 37 dhe 73 vjet. Pjesëmarrësve u ishin bërë analizat e gjakut, urinës dhe pështymës, por gjithashtu ata kishin jap informacione edhe për stilin e tyre të jetesës.

Ata të cilët kishin marrë pjesë në studim po ashtu ishin testuar për shpejtësinë e reagimit, memorien dhe sukseset akademike.

Rezultatet kishin pohuar se çdokush me një perimetër të kokës prej 31.75cm deri në 35.56cm është më i mençur.

Përndryshe, vlen të ceket se ky studim është publikuar në “Molecular Psychiatry”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...