Dëgjoni gjithnjë muzikë - Bota Sot
Dëgjoni gjithnjë muzikë

Life style

Dëgjoni gjithnjë muzikë

Më: 23 maj 2019 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Muzika kuron dhe ndikon thellësisht në tru. Është vërtetuar se ka një pushtet të madh terapeutik për disa sëmundje, si shqetësimet e ndryshimit të humorit, ato psikike, depresionit, mungesë vëmendje në lexim, autizëm dhe sëmundjet neurologjike.

Sipas studimeve të kryera, muzika përmirëson humorin dhe memorien biografike, duke forcuar kujtimet dhe identitetin personal.

Po ashtu, edhe të luash një vegël muzikore është pozitive për shëndetin mendor dhe sipas statistikave ulen në mënyrë domethënëse rreziqet për t’u prekur nga demenca dhe sëmundje të moshës. Gjithashtu, përshtatja e ritmit të notave muzikore me ecjen ka ndikim pozitiv në shëndetin fizik afatgjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...