Ç’thuhet për njerëzit që preferojnë të rrinë vetëm?

Life style

Ç’thuhet për njerëzit që preferojnë të rrinë vetëm?

Më: 23 maj 2019 Në ora: 21:12
Foto ilustrim

Përgjithësisht u kemi besuar teorive që shprehen se bashkëpunimi dhe përfshirja në një rreth shoqëror ndikon (për të mirë) në inteligjencën e individit.

Ja që një studim interesant hedh poshtë gjithë çfarë na është thënë më parë.

Botuar në Gazetën Britanike të Psikologjisë – British Journal of Psychology, thuhet se kushdo që preferon të qëndrojë vetëm është shumë më inteligjent se të tjerët.

Studiuesit, Norman Li dhe Satoshi Kanazawa, zhvilluan një vëzhgim shkencor që tentoi të maste kënaqësinë e jetës, inteligjencën dhe shëndetin. Pas analizimit të përgjigjeve të 15,000 njerëzve, ndër të tjera, u vu re se pjesëmarrësit me një inteligjencë dominuese preferonin t‘i zgjidhnin vetë problemet e tyre dhe shpesh të ndanin eksperienca të reja, të guxonin apo të ndërmerrnin diçka të vetëm.

E gjitha kjo s’do të thotë se nëse ju pëlqejnë miqtë dhe shoqëria e gjerë keni domosdoshmërisht një zgjuarsi të papërfillshme. Ashtu siç nuk do të thotë se të qëndruarit vetëm nënkupton se jeni një “dështak” apo “i çuditshëm”, siç rëndom mendohet. Thjesht jeni lindur të tillë dhe kjo është krejtësisht normale. I njëjti studim vuri re se këta persona inteligjentë janë shumë më të palumtur në momentin kur shoqërohen sistematikisht me miq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat