Do të dashuroheni me trendin e ri të penelit

Life style

Do të dashuroheni me trendin e ri të penelit

Më: 24 maj 2019 Në ora: 07:46
Ilustrim

Duket se koha e penelit të zi po ikën dhe është momenti për penelin e bardhë. Shumë make-up artistë po eksperimentojnë me këtë trend dhe me sa duket po përhaqet gjerësisht.

Trendi i fundit duket se është për guximtaret dhe për vajzat që janë lodhur me ngjyrën e zezë mbi syrin e tyre. Kjo tendencë duhet të jetë mjaft verore dhe për më tepër aplikimi i penelit të bardhë do të bëjë që sytë tuaj të duken më të mëdhenj dhe më të çelur.

Me siguri do të jetë skeptike për këtë trend të ri por ekspertët e grimit thonë se mjafton të provoni për herë të parë dhe gjithçka do ju duket normale.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat