Maska antike japoneze që heq rrudhat për 4 ditë - Bota Sot
Maska antike japoneze që heq rrudhat për 4 ditë

Life style

Maska antike japoneze që heq rrudhat për 4 ditë

Më: 24 maj 2019 Në ora: 13:18
Ilustrim

Japonia ka një traditë të lashtë për përdorimin e orizit, jo vetëm për konsumimin e tij, por edhe për përdorimin në produktet kozmetike dhe terapeutike. Orizi është i pasur me vitamina B, të cilat stimulojnë riparimin e qelizave dhe reduktojnë plakjen e parakohshme të lëkurës. Për më tepër, orizi i gatuar me ujë ka veti hidratuese dhe antioksiduese.

ër të shijuar përfitimet anti-rrudhë të orizit, është e mundur që të përgatitet një maskë për lëkurën dhe më poshtë shpjegojmë se si ta bëjmë atë.

Përbërësit:

3 lugë gjelle oriz

1 lugë gjelle qumësht

1 lugë gjelle mjaltë.

Përgatitja: 

Gatuani orizin në ujë deri sa kokrra e tij të zbutet. Filtroni ujin e gatimit dhe vendoseni mënjanë. Shpëlajeni orizin dhe shtoni një lugë qumësht të ngrohtë dhe një lugë mjaltë dhe përziejini mirë.

Lani fytyrën tuaj dhe aplikoni masën e përftuar, duke e përhapur në gjithë sipërfaqen e fytyrës tuaj. Lëreni për 30 minuta, pastaj shpëlajeni me ujin që ziet orizin.

Përsëriteni trajtimin një herë në javë për të paktën një muaj. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...