Zbuloni pozicionin ideal për një gjumë të qetë - Bota Sot
Zbuloni pozicionin ideal për një gjumë të qetë

Life style

Zbuloni pozicionin ideal për një gjumë të qetë

Më: 25 maj 2019 Në ora: 06:03
Ilustrim

Pozicioni i trupit kur shtriheni ka shumë domethënie për cilësinë e gjumit tuaj, ndaj mësoni se si të bëni një gjumë të qetë.

I shtrirë me shpinë është pozicioni më i mirë.

Gjëja e parë pozitive është se eviton dhimbjen e qafës dhe shpinës, dhe gjithashtu redukton refluksin e thartirës duke e mbajtur kokën mbi barkun tuaj.

Pozicioni i fetusit:

Ky pozicion është shumë i keq për stomakun tuaj, rrit dhimbjen e gjunjëve dhe gjithashtu bën që shpina dhe qafa juaj të mbahen në pozicion jo natyral.

Kufizon frymëmarrjen dhe është i dëmshëm për zemrën.

Fjetja me barkun poshtë:

Arsyeja e pare pse nuk duhet të flini kështu është sepse nuk mund të mbani shpinën në pozicion neutral.

Gjithashtu shkakton dhimbje të muskujve dhe kokës.

Fjetja në krahë:

Nuk rekomandohet pasi është negative për fytyrën, gjoksin dhe zemrën.

Nëse ju flini në këtë pozicion atëherë është e rëndësishme të gjeni jastëkun e përshtatshëm që mban kokën në nivel të krahut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...