Truqe kopshtarësh: Këto bimë mbillini afër dhe larg domateve që të mund të merrni më shumë fryte!

Life style

Truqe kopshtarësh: Këto bimë mbillini afër dhe larg domateve që të mund të merrni më shumë fryte!

Më: 26 maj 2019 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Domatja dhe këto bimë janë kombinim i shkëlqyeshëm, jo vetëm në sallata por edhe në bahçe!

Pranë çdo fidani domateje është e dëshirueshme të mbillni tre fidanë borziloku! Nëse rregullisht vilni majat e borzilokut, ai do të degëzohet dhe do të prodhojë më shumë fletë aromatike dhe nuk do të lulëzojë shumë herët.

Sipas përvojave të bahçevanëve, edhe kumaku ndikon në domate si mbrojtje natyrale dhe përshpejton prodhimin e saj. Kumaku njëherësh është edhe bimë mjekuese.

Komshi i mirë i domates është hudhra, e cila refuzon merimangën e kuqe (tenja e hithrave). Pranë domates është mirë të mbillet edhe bizelja e cila nuk rritet në lartësi, sepse kjo bimë fikson oksigjenin në dhé dhe e bën të qasshëm rrënjën e domates dhe kështu shërben si plehërim natyral.

Karota gjithashtu ndikon volitshëm në domate, mirëpo e mbjellë nën domate do të krijojë rrënjë më të imëta.

Komshinjtë e këqij të domates janë patatja, kastravecët dhe maraja, sepse tajitja e rrënjëve të tyre ndikon negativisht në rritjen e domates.

Domatja është e prekshme edhe nga sëmundje të ngjashme si patatja dhe misri, prandaj ato bimë do të duhej t’i mbillnit pak më larg.

Domaten nuk duhet mbjellë as afër specave, sepse ato bimë “konkurrojnë” për përbërësit ushqyes në dhé.

Nën domate është mirë të mbillet edhe sallatë e gjelbër, radhiqja, rrepani, spinaqi, majdanozi, preshi – kështu njëherësh më mirë shfrytëzohet hapësira përreth domates e cila rritet në lartësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat