Përfitimet që sjell në tru dhe trup humbja e peshës

Life style

Përfitimet që sjell në tru dhe trup humbja e peshës

Më: 27 maj 2019 Në ora: 23:47
Ilustrim

Për çdo 5 kilogramë që humbni, një pjesë e madhe e tyre largohen përmes frymëmarrjes dhe pjesa tjetër konvertohet në djersë, lot, urinë dhe lëngje të tjera të trupit. Por, humbja e peshës nuk ka të bëjë vetëm me largimin e dhjamit në shpinë apo bark, pasi gjatë këtij procesi trupi kalon përmes shumë ndryshimeve.

Nivelet e energjisë ju rriten

Gjëja e parë që përjetoni pasi hiqni disa kilogramë është rritja e energjisë. Arsyeja është e thjeshtë, sa më pak peshë të bartni, aq më shumë energji ruani për gjëra më të rëndësishme.

Kujtesa përmirësohet

Truri është një organ tjetër që përfiton nga humbja e peshës. Disa studime tregojnë se largimi i dhjamit të tepërt mund t’i përmirësojë aftësitë kognitive që ndërlidhen me planifikimin, strategjinë dhe organizimin. Pas humbjes së peshës, truri gjithashtu bëhet më aktiv kur ruan kujtimet e reja.

Lëkura pastrohet

Rrugëtimi i humbjes së peshës ju sjell edhe një bonus ekstra, jo vetëm që do të ndiheni më të shëndetshëm, por edhe do të dukeni të tillë sepse lëkura pastrohet, flokët trashen dhe thonjtë forcohen.

Keni më pak dhimbje koke

Ndonëse mbipesha nuk nxit në mënyrë direkte dhimbjet e kokës, faktikisht e rritë rrezikun e migrenës me 50%. Ekspertët sugjerojnë se qelizat yndyrore rrisin sasinë e inflamacionit në trup. Në disa raste, ky inflamacion mund të shkaktojë migrenë, prandaj humbja e peshës mund të reduktojë shpeshtësinë e dhimbjeve të kokës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat