Pse kriza ekonomike shton tradhtitë

Life style

Pse kriza ekonomike shton tradhtitë

Më: 28 maj 2019 Në ora: 21:30
Ilustrim

Kriza ekonomike ndikon seriozisht në jetën në çift dhe nuk ka të bëjë me punën apo financat, por me dashurinë e cila vihet në rrezik.

Është kjo ajo që thotë psikoterapeutja Paola Vinciguerra, presidente e Eurodap, Shoqata europiane e krizave të panikut.

“Terapia në çift pas një tradhtie është më e kërkuara. Bëhet fjalë për 80% të rasteve. Kjo pasi për shkak të vështirësive ekonomike rritet tensioni dhe stresi dhe për pasojë, kërkohet shpëtim”, thotë Vinciguerra.

Ajo shton se kryesisht janë meshkujt ata që ndjejnë peshën e krizës, të cilët përfshihen nga ankthi dhe depresioni dhe rrugën më të lehtë gjejnë ngushëllimin tek dikush tjetër, duke rrezikuar jetën në çift.

“Në terapitë tona paraqiten meshkuj dhe femra mbi 40 vjeç të martuar ose jo, pjesa më e madhe me një ose dy fëmijë dhe kërkojnë ndiohmë për të kaluar një tradhti. Në këto raste terapia është ose në çift ose individuale”, thotë ekspertja.

Por sipas saj rikuperimi në këto raste është shumë i vështirë, për shkak se humb besimi. Mirëpo ka edhe raste kur raporti në çift del më i fortë, por kjo varet nga bashkëpunimi mes partnerëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat