Shenjat që tregojnë se marrëdhënia nuk po shkon siç duhet

Life style

Shenjat që tregojnë se marrëdhënia nuk po shkon siç duhet

Më: 29 maj 2019 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Fundi i marrëdhënieve është diçka që shumë rrallë mund të parashikohet. Para se kjo të ndodhë, shfaqen shpesh shumë ‘simptoma’ dhe shenja të dobësimit të marrëdhënies suaj. Ndryshimet ndodhin në të gjitha aspektet, si ato të përditshme edhe në momentet intime, me pak fjalë, në të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me raportin sentimental.

Ja çfarë ndodh në shtrat me njeriun e dashur dhe sjelljet mund të ndikojnë në raportin tuaj. Po ju tregojmë 4 shenjat më të dukshme kur diçka nuk shkon në çift.

Mungesa e momenteve të pasionit

Nëse nis të programosh orën dhe ditën kur do bësh dashuri, ka shumë mundësi që flaka jote të jetë shuar. Edhe pse, pas disa viteve, intensiteti apo frekuenca mund të ndryshojë apo të bjerë, është e nevojshme për të gjetur mënyra të reja për t’u zbavitur në shtrat. Por, nëse, në vend që ta shohësh partnerin/en tënd/e si një kënaqësi, e sheh si punë, me një ditë specifike, duhet ta konsiderosh këtë aspekt.

Frustrim

Kur kemi probleme në çift, nuk ka rëndësi nëse e mohojmë apo e pranojmë, pasi gjërat nuk zgjidhen me një prekje magjike. Është shumë e bezdisshme dhe e papëlqyeshme nëse po kalon një periudhë negative dhe nuk bën asgjë për ta zgjidhur, sepse negativiteti dhe mendimet negative do ju bëjnë të ndiheni keq. Më parë duhet të dish arsyen e vërtetë të kësaj pengese që po kalon dhe të sakrifikosh krenarinë dhe egon tënde për të zgjidhur konfliktin.

Po ia mbath nga marrëdhënia

Kur lidhjet tona janë të shëndetshme në të gjitha aspektet, jeta jonë e përditshme bëhet më e thjeshtë dhe jemi mirënjohës që kemi një mbështetje të besueshme në jetët tona. Por, përballë kohëve të vështira, e vërteta është se nisim të ndihemi në siklet kur jemi pranë partnerit/es tonë. Ndaj, përveç faktit se momentet më intime mund të jenë të mërzitshme, mund të ndodhë edhe që ne t’i evitojmë.

Pa përqafime

Shenjat e afeksionit janë thelbësore në çdo marrëdhënie dashurie. Të përkëdhelësh dhe të përqafosh duhet të jetë diçka normale. Nëse partneri/ja juaj nuk kërkon më dashuri nga ju dhe nuk ju prek më si dikur, ka shumë mundësi që fundi i kësaj marrëdhënieje të jetë afër. Një dashuri stabël dhe e shëndetshme, duhet të ketë të gjitha llojet e puthjeve, flirtimeve, përkëdheljeve dhe mbi të gjitha, të përqafimeve.  Këto janë shenja që thonë se tjetri shqetësohet për ty dhe e mendon të ardhmen krah teje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat