Këto janë disa gjëra që në fshehtësi na bëjnë shumë të lumtur!

Life style

Këto janë disa gjëra që në fshehtësi na bëjnë shumë të lumtur!

Më: 30 maj 2019 Në ora: 20:39
Ilustrim

Lumturia është fjalë e madhe. Kështu mendojmë të gjithë ndaj dhe harxhojmë pjesën më të mirë të kohës duke menduar se çfarë në të vërtetë është lumturia dhe a mundemi ne ta arrijmë ndonjëherë. Duke qenë se si përkufizim, lumturia varion dhe të gjithë mund t’i japim një kuptim të ndryshëm, disa psikologë kanë dalë në përfundimin se lumturia gjendet tek gjërat e vogla. Por në këtë moment ne sërish pyesim veten: Cilat janë gjërat e vogla?

Më poshtë do ju rendisim disa prej tyre që thuhet se japin një sadisfaksion të jashtëzakonshëm tek njerëzit edhe pse mund të jenë gjeste apo veprime të cilat kryen në fshehtësi të plotë dhe askush tjetër veç nesh nuk është në dijeni kur ato ndodhin.

– Kërcimi lakuriq përpara pasqyrës (edhe një muzikë e mirë në sfond do të ndihmonte shumë)

– Të flirtosh me të panjohur në transportin publik (jep motivim për gjithë ditën!)

– Kur merr një çmim dhe jep falënderimet përkatëse (thonë se fiton më shumë lumturi se sa kur fiton çmimin)

– Kur pastron veshët (kënaqësia e pajisjes që ju ndihmon të pastroni veshët ndodh që t’ju japë edhe orgazëm)

– Gjestet si të njerëzve që mund të bëjnë kafshët tuaja shtëpiake.

– Kur kalon të gjithë fundjavën me pizhama dhe pica (po duhet provuar!)

– Kur sapo ke dalë nga një vend ku trajtohen flokët, fytyra apo trupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat