‘Bumble’ po i paguan femrat të dalin në takime romantike dhe të bëjnë miq të ri duke e udhëtuar botën

Life style

‘Bumble’ po i paguan femrat të dalin në takime romantike dhe të bëjnë miq të ri duke e udhëtuar botën

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Bumble, aplikacioni i parë i rrjeteve sociale për femra i cili veçse i ka më shumë se 60 milionë përdorues në 150 shtete anë e mbanë botës, ka deklaruar se janë duke kërkuar ta mbushin pozitën e “Global Connector Bee”.

Dhe puna është tejet e mahnitshme!

Vajza e cila ka këtë pozitë të punës do të del në takime romantike, të bëjë miq të ri dhe të krijojë lidhje profesionale me përdoruesit tjerë të “Bumble” përgjatë globit, transmeton Telegrafi.

Sipas kompanisë, kjo është një mundësi e cila i ofron të gjitha shpenzimet e paguara në mënyrë që ta shihni botën dhe të bëni miq të ri.

Por, pozitën do ta fitojë vetëm një individ që është e aftë dhe i njeh nuancat e takimeve, e ka aftësinë për të gjetur dhe për të bërë miq të ri, e po ashtu është një mjeshtre e krijimit të lidhjeve sociale në botë.

Personi që do ta mbajë këtë pozitë të punës do të udhëtojë tërë kohën për një vit të plotë.

Personi gjithashtu do t’i ndajë me tjerët përvojat dhe hulumtimet e saj përmes blog-ëve, postimeve me video dhe përmes çfarëdo metode tjetër kreative.

Të interesuarat mund të aplikojnë për këtë pozitë deri me datën 14 qershor në aplikacionin “Bumble”.

Vendi i punës është i hapur për përdoruesit e ri dhe të vjetër të aplikacionit që dëshirojnë të lidhen me përdorues tjerë në vende si Australia, Kanada, Mbretëria e Bashkuar dhe përgjatë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat