Metodat efektive për dobësimin e fytyrës

Life style

Metodat efektive për dobësimin e fytyrës

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 20:25
Ilustrim

Fytyra juaj është pika e parë e kontaktit me gjithë të tjerët. Është gjëja e parë që njerëzit vënë re tek ju, madje edhe para se të dinë diçka për ju.

Është krejtësisht e kuptueshme që të dëshirosh një fytyrë të dobët dhe në një formë të mirë, transmeton Monitor.

Megjithatë, shumë njerëz luftojnë me peshën dhe kjo përfshin yndyrën e fytyrës. Edhe pse nuk ka asgjë të keqe që të kesh një fytyrë të shëndoshë, nëse kjo gjë ju pengon, më poshtë ju tregojmë disa mënyra se si të largoni pjesët dhjamore nga fytyra:

Hani shëndetshëm dhe bëni ushtrime.

Kjo është me të vërtetë mënyra më e mirë për të ruajtur shëndetin tuaj fizik. Përveç që ju ndihmon të mbani peshën e duhur të trupit tuaj, të ngrënit shëndetshëm dhe ushtrimet sjellin një mori përfitimesh afatgjata, që përfshijnë shëndetin e organeve, shëndetin kardiovaskular, forcimin e kockave dhe kështu me radhë. Konsumoni një dietë të ekuilibruar, që përfshinë fruta, perime, bishtajore, vezë, peshk, arra dhe fara, dhe trupi juaj do të mbetet në gjendje të mirë. Shmangni sheqerin dhe natriumin e tepërt, pasi të dy këta përbërës kanë tendencë të shkaktojnë fryrje në pjesë të ndryshme të trupit tuaj, dhe sidomos në fytyrë. Mos harroni të bëni ushtrime të paktën tre ditë në javë.

Qëndroni të hidratuar.

Edhe pse kjo mund të jetë shumë kundër intuitës, fytyra juaj mund të akumulojë ujë për shkak të dehidratimit. Trupat tanë ruajnë ujë shtesë në trup dhe kjo përfshin qafën dhe fytyrën. Për ta parandaluar që kjo të ndodhë, është e domosdoshme të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës. Mos harroni të pini 2 deri në 3 litra ujë çdo ditë.

Përtypni çamçakëz.

Çamçakëzi është një stërvitje që ndihmon në zvogëlimin e yndyrës së faqeve. Ai gjithashtu ndihmon të tonifikoni mjekrën dhe zonën e nofullave duke ju dhënë atyre formën që dëshironi. Përtypni çamçakëz për të paktën njëzet minuta, tri herë në ditë.

Fryni tullumbace.

Kjo është një stërvitje që ndihmon në krijimin fytyrës së tonifikuar. Merrni një tullumbace dhe fryjeni. Bëjeni këtë 5 deri në 10 herë disa herë në ditë në mënyrë që muskujt të forcohen. Ndryshimin do ta vini re brenda disa javësh.

Mbani fytyrën në avull.

Avulli në fakt mund të ndihmojë në përmirësimin e ngjyrës dhe formës së fytyrës tuaj. Kjo është për shkak se avulli bën që poret tuaja të hapen, duke nxjerrë djersën dhe toksinat e bllokuara. Është e rëndësishme të kuptoni se kjo metodë nuk do të funksionojë nëse nuk jeni plotësisht të hidratuar gjatë gjithë ditës. Ju mund ta bëni këtë për dhjetë minuta, dy herë në ditë.

Bëjini masazh fytyrës.

Masazhet e fytyrës janë përdorur gjerësisht për të hequr dhjamin nga faqet dhe për t’i dhënë tonifikim fytyrës. Kjo metodë ndihmon në lehtësimin e mbajtjes së ujit të tepërt në fytyrë, duke nxitur qarkullimin e gjakut. Aplikoni një vaj të shëndetshëm në fytyrë si p.sh vajin e arganit dhe masazhoni butësisht fytyrën. Ju mund ta përsërisni këtë për njëzet herë.

Zgjatni fytyrën tuaj.

Ky është një ushtrim i thjeshtë i fytyrës që i ka rrënjët tek yoga. Ai do t’ju ndihmojë të forconi muskujt e fytyrës dhe t’i jepni tonifikimin e duhur. Uluni dhe qetësohuni. Tjetra, nxirrni gjuhën dhe përpiquni ta prekni hundën me të. Mbajeni këtë pozicion për pesë sekonda. Herën tjetër përpiquni të prekni mjekrën tuaj me gjuhë për pesë sekonda. Ju duhet ta përsëritni këtë për pesë deri në dhjetë herë. Gjithashtu, e qeshura rregullisht është një mënyrë e shkëlqyeshme për të tonifikuar muskujt tuaj të fytyrës.

Bëjini buzët si peshk.

Mund t’ju duket qesharake por kjo stërvitje duket se është e shkëlqyer për të sjellë në formë muskujt e fytyrës. Përpiquni të bëni fytyrën si peshk dhe mbajeni këtë pozicion për rreth dhjetë deri në pesëmbëdhjetë sekonda. Mund ta përsëritni këtë pesë deri në dhjetë herë në ditë.

Zvogëloni konsumimin e alkoolit.

Mos e teproni me pijen e alkoolit nëse doni një formë fytyre të mirë. Sasia e verës apo birrës mund të shkaktojë formimin e dhjamit në fytyrën tuaj. Kjo pasi alkooli është plot me karbohidrate të pasura me kalori. Ai gjithashtu shkakton dehidratim.

Flini mirë.

Asnjë nga ato që kemi përmendur më sipër nuk do të funksionojë nëse nuk bëni tetë orë gjumë çdo ditë. Ne priremi të jemi të zënë me gjëra të tjera dhe privojmë gjumin por kjo është e gabuar. Kjo pasi privimi i gjumit shkakton probleme të ndryshme për shëndetin tuaj mendor dhe fizik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat