Testi i kafes, lë pa punë shumë kandidatë, po ju, a e kaloni dot këtë test të thjeshtë?

Life style

Testi i kafes, lë pa punë shumë kandidatë, po ju, a e kaloni dot këtë test të thjeshtë?

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 17:27
Ilustrim

Trent Innes, drejtori i Xerox Australia, e përdor një test gjithmonë me punëtorët potencialë që ai beson se ai test tregon shumë gjëra për sjelljet e personit. Ai këtë test tashmë e ka bërë publik, për faktin se në kompaninë e tij nuk ka vende të reja të punës, e nuk pret që të punësojë tjerë.

Innes ka thënë se personat që kanë dështuar në kalimin e këtij testi, në fakt janë vendosur në listën e zezë të kompanisë, transmeton Gazeta Express.

Inner tha: “Unë gjithmonë i marr intervistuesit për një shëtitje në ndërtesë, dhe i dërgoj në kuzhinë, dhe e krijoj një situatë ku ata janë të detyruar ta marrin një filxhan kafe me vete nga aty”.“Kur largohemi nga kuzhina, ne shkojmë për në zyre ku do të mbahet intervista, dhe pasi i përfundoj pyetjet, një gjë që gjithmonë e shikoj në fund të intervistës, është se a e merr personi filxhanin e zbrazët për ta dërguar në kuzhinë?” tha ai.

“Çdo kush mund t’i zhvillojë aftësitë e tij, njohuritë e tij ose të ketë eksperiencë, por një gjë që neve na intereson më së shumti është koncepti i sjelljes, pra koncepti i sjelljes është i lidhur ngushtë me faktin se a e pastron një person filxhanin e tij.” shtoi Innes.

Ai thotë, se ky lloj triku funksionon, dhe se kuzhina e kompanisë së tij është gjithmonë e pastër.

Ai më tutje shton se “kur dikush vjen të na vizitojë në kompani, nëse gjërat nuk janë në rregull, të paktën kuzhinën e gjejnë të pastër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat