Vaji antibakterial që trajton infeksionet, eliminon aknet dhe rrudhat

Life style

Vaji antibakterial që trajton infeksionet, eliminon aknet dhe rrudhat

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 17:52
Ilustrim

Vajrat esenciale janë ndër produktet më të përdorura dhe më të kërkuara të mikro-kozmetikës. Më të famshmet janë kokosi, vaj kastori ose ato thelbësore të livandos, limonit ose nenexhikut. Shumë pak janë në dijeni të përfitimeve të pabesueshme të vajit të Neem.

Është një vaj natyral që rrjedh nga pema indiane me të njëjtin emër, e cila ka veti hidratuese, anti-inflamatore, antibakteriale dhe ushqyese. I  errët në ngjyrë, ai absorbohet me shpejtësi dhe ofron përfitimet e mëposhtme dermatologjike.

Akne dhe infeksione. Vetitë antibakteriale të vajit Neem ndihmojnë në trajtimin e akneve, zbokthit dhe psoriasis. Duke qenë një anti-inflamator i fuqishëm, ky vaj është i shkëlqyer për mbajtjen nën kontroll të simptomave të infeksionit.

Hidraton flokët. Nëse aplikohet menjëherë pas larjes me shampo, vaji Neem zbut flokët, u jep shkëlqim dhe butësi. Ndihmon në rregullimin e zbokthit dhe prodhimin e sebumit.

Lufton rrudhat. Vaji Neem është një përbërës i përdorur gjerësisht në industrinë kozmetike. Ai është një luftues rrudhash i shkëlqyer, që ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e rrudhave në mënyrë natyrale.

Exfoliating. Veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme, vaji Neem hidraton lëkurën dhe e ushqen thellësisht atë.

Kafshimet e insekteve. Aplikimi i disa pikave të vajit Neem direkt në lëkurë ndihmon në largimin e mushkonjave të bezdisshme. Vetitë anti-inflamatore të vajit gjithashtu mund të jenë të dobishme për të lehtësuar simptomat në rast pickimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat