Pija ideale për të humbur peshë dhe për të pastruar trupin

Life style

Pija ideale për të humbur peshë dhe për të pastruar trupin

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 10:31
Ilustrim

Nëse dëshironi të humbni peshë dhe të pastroni trupin, atëherë ndjehuni të lirë të përgatisni këtë pije të përbërë nga mentja, portokalli dhe çaji i gjelbër. Duke e konsumuar këtë pije, ju do ta përmirësoni shëndetin e përgjithshëm.

Çaji i gjelbër është i aftë të shpejtojë metabolizmin dhe ndihmon në procesin e absorbimit të yndyrave. Duke e pirë një çaj të gjelbër çdo ditë, ju do të jeni të aftë t’i zvogëloni rreziqet e sëmundjeve të zemrës, kancerit të lëkurës, goditjeve në tru, sheqerit të lartë në gjak, shtypjes së lartë të gjakut etj.

Në anën tjetër, portokalli është shumë i shëndetshëm për shkak të vetive antioksiduese që ka. Nuk përmban yndyra të ngopura, por është i mbushur me fibra, të cilat janë shumë të nevojshme për njerëzit që kanë problem me mbipeshë.

Veç kësaj, kanë efekt pozitiv edhe kur bëhet fjalë për sëmundjet kardiovaskulare, artritin dhe kancerin.

Në fund, mentja e pasur me kalium, hekur, magnez e kalcium. Kjo bimë e përmirëson procesin e tretjes së ushqimit, njëkohësisht ndihmon organizmin tuaj të djegë yndyrën dhe të parandalojë fryrjen e barkut.

Përgatitja e pijes:

Lini të ziejë 1 litër ujë për 3-4 minuta. Temperatura e ujit duhet të jetë rreth 8- deri 85 gradë Celsius.

Shtoni 5 qese çaji të gjelbër dhe lëreni ujin të ftohet për 3 deri 5 minuta.

Pastroni portokallin dhe priteni bashkë me lëkurën.

Çajin e gjelbër vendoseni në një enë xhami, shtoni fetat e portokallit dhe në fund edhe disa gjethe të freskëta menteje.

Mbylleni enën e xhamit dhe lëreni ashtu tërë natën.

Pastaj duhet të konsumoni 1 gotë të kësaj pije para çdo vakti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat