Sy të lodhur pas një dite të gjatë pune? Maska ideale për t’i qetësuar

Life style

Sy të lodhur pas një dite të gjatë pune? Maska ideale për t’i qetësuar

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 18:14
Ilustrim

Rrathët e syve, sytë e fryrë e të lodhur nga kompjuteri janë një problem i zakonshëm i ditëve të sotme. Nëse ke qëndruar të paktën për 8-9 orë në punë, ulur në kompjuter apo laptop, në shtëpi me siguri i ndjen sytë të lodhur.

Një mënyrë efektive është një maskë qetësuese me përbërës të thjeshtë nga kuzhina.

Përbërësit: Një kokërr patate, një kastravec, rende, pambuk i pastër

Fillimisht, pastroji patatet nga lëkura dhe fillo ta grish në rende. Një gjysmë patate është e mjaftueshme, por mund të grish edhe një të tërë.

Më pas, gri edhe kastravecin në të njëjtën mënyrë. Përzieji bashkë patatet dhe kastravecin e grirë. Shtrydhe masën dhe përpiqu të krijosh sa më shumë lëng nga të dy përbërësit.

Përfito sa më shumë të mundesh. Merr një pambuk të pastër dhe fute në tasin me lëngun e përfituar. Maska e syve është gati. Mbaje për rreth 10 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat