Qime të mbetura nën lëkurë, si të shpëtoni prej tyre

Life style

Qime të mbetura nën lëkurë, si të shpëtoni prej tyre

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 13:19
Ilustrim

Qimet e mbetura nën lëkurë në fazën e mbirjes shpesh shoqërohen me puçrra dhe irritim. Kur përmasat e puçrrës janë të vogla shpesh plasin vetë, ndërsa kur janë të mëdha, problemi bëhet më i madh.

Për të shpëtuar nga këto qime, ekzistojnë këshilla praktike që ju vijnë në ndihmë.

Kështu para se të laheni në vendin e interesuar vendoani një garzë të larë me ujë të ngrohtë me kamomil. Mbajeni të vendosur për 15 minuta dhe më tej lahuni normalisht.

Në këtë mënyrë stimulohet dalja e qimes dhe plasja e qelbit.

Po ashtu një puçërr e tillë është një terren që tërheq bakteret, ndaj bëni mirë që ta mbani shumë të pastër këtë zonë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat