Habit studimi: Meshkujt bëjnë thashetheme po aq sa femrat

Life style

Habit studimi: Meshkujt bëjnë thashetheme po aq sa femrat

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 07:31
Ilustrim

Nëse i dashuri apo bashkëshorti ju quan thashethemexhie, nga sot do të keni një argument për t’ju kthyer kundër. Një studim i fundit i realizuar nga Universiteti i Kalifornisë ka marrë në shqyrtim 467 pjesëmarrës nga të cilët 269 janë femra dhe 198 meshkuj. Atyre ju janë vendosur pajisje përgjuese për përditshmërinë që regjistronin 12% të bisedës së tyre.

Studiuesit kanë kuptuar që pjesa më e madhe e thashethemeve kishin në qendër një person që nuk ishte i pranishëm në ambientin rrotull, ndërsa pjesa tjetër lidhej me personazhet VIP. Nga studimi doli që meshkujt flisnin për të tjerët po aq sa femrat. Ndërsa në tërësi, një person bën thashetheme rreth 52 minuta në ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat