Femrat po hanë patate të skuqura për t’i rritur shanset e shtatzënisë, por sa është efektive kjo?

Life style

Femrat po hanë patate të skuqura për t’i rritur shanset e shtatzënisë, por sa është efektive kjo?

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Mendojeni herën e fundit kur keni ngrënë patate të skuqura – a ka qenë menjëherë pas seksit?

Menjëherë pak momente pas seksit? Me siguri jo.

Por, siç duket, jemi duke mbetur prapa për diçka sepse, sipas një anketimi të ri, konsumimi i tyre pas seksit është metoda më e re dhe më e mahnitshme për rritjen e shanseve të shtatzënisë.

“Chanenl Mum”, sajt i prindërve me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, ka publikuar rezultatet e hulumtimeve të veta mbi atë se si çiftet i rrisin shanset e ngjizjes dhe ka zbuluar se 71% e njerëzve provojnë metoda interesante për rritjen e pjellshmërisë, duke përfshirë konsumimin e lëngut të ananasit, mbathjen e çorapeve gjatë seksit dhe konsumimin e patateve të skuqura – veçanërisht atyre të McDonald’s.

Por, faktikisht ekspertët thonë se nuk ka asgjë në ato patate që ndikon në aftësinë e trupit për t’u ngjizur.

Megjithatë, pavarësisht se nuk është efektive kjo metodë, prapëseprapë është opsion më i kënaqshëm sesa metoda tjetër qe 6% e femrave e provojnë: shmangien e orgazmës për një javë të plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat