Turistët që e vizitojnë Amsterdamin tani mund të martohen me vendas për një ditë dhe të shkojnë në “muaj të mjaltit”

Life style

Turistët që e vizitojnë Amsterdamin tani mund të martohen me vendas për një ditë dhe të shkojnë në “muaj të mjaltit”

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 19:30
Amsterdam

Nëse e vizitoni çdo pjesë të Evropës, ka shumë gjasa që mund ta takoni një vendas dhe të bini kokë e këmbë në dashuri me të.

Të gjitha shtetet janë të mahnitshme me kulturë mbresëlënëse dhe njerëzit kanë shumë sharmë në Evropë.

Prandaj, nëse do të kishit mundur të martoheshit me një vendas të një shteti që e vizitoni, a do ta bënit? Sepse tani e keni mundësinë!

Turistët që e vizitojnë Amsterdamin mund të martohen me një vendas/e për një ditë, të dalin në takim dhe të hanë pëllumb qyteti!

Kjo është risi e iniciativës të re të qytetit “Untourist Amsterdam”, e cila synon t’i luftojë efektet negative të turizmit të tepërt.

Sipas burimeve, Amsterdami për momentin e ka një shkallë të turistëve prej 19 milionëve dhe e cila mund të arrijë në 29 milionë gjatë dekadës së ardhshme.

Sidoqoftë, ka vetëm 1 milion njerëz që jetojnë në qytet për shkak të mbipopullsisë së turistëve.

Ekipi i kësaj iniciative synon t’i inkurajojë vizitorët që pozitivisht të kontribuojnë në qytet.

Një prej aktiviteteve të kësaj iniciative është edhe “Marry an Amstadammer”, ku një vendas/e dhe turist mund të “martohen” në një ceremoni 35-minutëshe, të shkëmbejnë unaza të lira dhe një përqafim në vend të puthjes.

Ata gjithashtu mund të shkojnë në një muaj unik të mjaltit, ku vendasi e shpie turistin në vendet më të pazakonshme dhe më pak të njohura të qytetit.

Ky aktivitet gjithashtu synon që të krijojë lidhje më domethënëse mes vendasve dhe turistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat