Lotari 20 milion dollarëshe apo këto katër gjëra? Ç’është lumturia për ju?

Life style

Lotari 20 milion dollarëshe apo këto katër gjëra? Ç’është lumturia për ju?

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 22:33
Ilustrim

Çfarë na bën të lumtur në jetë? Duket si pyetje që nuk do të marrë kurrë një përgjigje të saktë, por në fakt ne gjejmë veten duke e bërë këtë pyetje çdo ditë.

Ka disa përgjigje potenciale që tregojnë nga vjen lumturia më e madhe për njeriun. Një prej koncepteve që ngre më shumë debat është ai i parave.  Lumturia është një lotari e mirë?!  Profesorë të shkollës së mjekësisë së Harvard-it, NUK mendojnë kështu.

“Të fitosh një lotari prej 20 milion dollarësh nuk i bën njerëzit më të lumtur. Studimet kanë treguar se pas një viti, fituesi i lotarisë kthehet në gjendjen e tij fillestare. Madje, disa prej tyre janë edhe më pak të lumtur nga ç’ishin më parë.”- u shpreh ai gjatë një fjalimi në fillim të këtij viti.

“Disa me shumë mundësi do të harxhojnë një pjesë të mirë të parave duke blerë një super vilë apo makinë luksoze. Disa të tjerë, do bëjnë udhëtime dhe qejf. Por sidoqoftë, në fund të 3 muajve mbetet thjesht një makinë e bukur, apo një shtëpi e lezetshme. Ti mësohesh me to dhe s’të bëjnë më përshtypje.”- vazhdon ai dhe e quan këtë fenomen si “përshtatjen hedonike”- (koncept që i referohet tendencës që kanë njerëzit për t’u rikthyer në një nivel mesatar lumturie pavarësisht ulje-ngritjeve që sjell jeta).

Gjatë fjalimeve të tij, profesori i Harvard-it, shpjegoi rëndësinë e vërtetë të 4 gjërave që na bëjnë të lumtur.

Familja dhe miqtë

“Zgjidhini miqtë me mençuri dhe festoni me ta çdo gjë të mirë, sado e vogël qoftë. Bota po vuan nga epidemia e vetmisë. Nëse nuk rindërtojmë lidhje të forta dhe të vërteta sociale, kjo do të thellohet edhe më. Sa të palumtur do të jemi atëherë!”

Falja

“Aftësia për të falur ju çliron nga ngarkesat e urrejtjes dhe gjithë emocionet e tjera të pashëndetshme që ndikojnë në lumturinë tonë.”- u shpreh ai duke cituar më tej Nelson Mandela-n.

“Unë nuk kam zemërim brenda meje. As nuk fyej. Të fyesh është njësoj sikur të pish helm dhe të shpresosh që ai helm do të vrasë armikun tënd.”

Të japësh!

Bamirësia apo altruizmi në përgjithësi është një nga mënyrat më përmbushëse për njeriun. Studimet kanë treguar se ata që e bëjnë këtë kanë vlerësim më të lartë për veten, janë më të lumtur dhe jetojnë më gjatë.

“Ata që i harxhojnë paratë vetëm për vete janë të lumtur vetëm për 5 ditë. Tek ata që i ndajnë me të tjerë, lumturia nuk zbehet!”

Mirënjohja

“Nëse nuk e njeh gjuhën e mirënjohjes, s’do të mund të flasësh dot  kurrë për lumturinë. Të marrësh kohë për të përmendur gjërat për të cilat je mirënjohës do t’ju bëjë njerëz më pozitive, shkruan anabel. Një herë në ditë thuaj me vete: Jam mirënjohës!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat