Nga kjo foto u zbulua “tradhtia”

Life style

Nga kjo foto u zbulua “tradhtia”

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 18:20
Ajo vazhdonte të dërgonte mesazhe pa ndërprerje, duke ofenduar Selinën për foton që kishte publikuar

Një foto e publikuar në rrjetet sociale ka ngjallur debatin mes dy grave. Selina Azam nga Newcastle e Britanisë së Madhe, publikoi në Snapchat një fotografi ku duken këmbët e saj dhe të të dashurit Bradley teksa të dy janë shtrirë.

Menjëherë u kontaktua në këtë rrjet social nga një grua tjetër, e cila përdorte emërtimin “J.Joyxooo”. Në mesazhin që i dërgoi, kjo e fundit pretendonte se në foton e publikuar nga Selina janë këmbët e të dashurit të saj Kieran, duke aluduar për tradhëti. Ajo vazhdonte të dërgonte mesazhe pa ndërprerje, duke ofenduar Selinën për foton që kishte publikuar.

“J.Joyxooo” e pyeti si e kishte njohur Kieran. Selina iu përgjigj duke i thënë që nuk njeh asnjë person të tillë. “J.Joyxooo” vuri në dukje se i dashuri i saj Kieran ndjek në rrjetet sociale Selinën, duke menduar gjithmonë se burri në foton e publikuar në Snapchat është i dashuri i saj.

Image

“Çfarë do të thuash? Shumë njerëz më ndjekin në rrjetet sociale dhe pëlqejnë fotot e mia. Kjo nuk do të thotë që unë njoh çdokënd prej tyre. Nuk e di kush është Kieran Stephens. Pse nuk i dërgon mesazh atij në vend që të më shkruash mua? Nëse nuk i beson të dashurit tënd, atëherë pse je akoma me të? Nuk do të të përgjigjem sërish”, iu kundërpërgjigj Selina.

“J.Joyxooo” më pas i kërkoi falje për keqkuptimin, megjithatë Selina u hakmorr për të gjitha ofendimet që ju bënë, duke publikuar në Twitter të gjithë bisedën që kishte bërë me të, duke e turpëruar publikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat