Ja pse disa njerëz nuk mund të kërcejnë

Life style

Ja pse disa njerëz nuk mund të kërcejnë

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 23:20
Foto ilustrim

Muzika e vallëzimi janë format më të njohura për të treguar vetën, këto gjithashtu gjejnë vend në të gjitha kulturat dhe vendet e botës.

Është e lehtë për të veçuar dikë që nuk mund të kërcejë nga një turmë në ndonjë ndejë apo dasmë.

Nëse dëgjojmë një tingull është e natyrshme që trupi të fillojë të reagojë me lëvizje, këtë gjë e bëjnë edhe kafshët madje edhe foshnjat në barkun e nënës.

Por pse disa njerëz nuk mund të kërcejnë, duket se diçka mungon në kiminë e trurit.

Procesi i kordinimit të ritmit nuk vjen natyrshëm tek disa njerëz. Edhe pse e rrallë, kjo ndikon në një përqindje shumë të vogël të popullsisë dhe është çrregullim i vërtetë dhe i njohur si “ritmi i shurdhur”.

Njerëzit të cilët kanë këtë çrregullim si shumë njerëz të shurdhër përballen me një vështirësi të madhe në kordinimin e syve, të dorës dhe kanë aftësi të dobëta motorike, të cilat ndalojnë trurin e tyre nga krijimi i një ritmi natyral të dëgjimit ose sinkronizimit.

Ata kanë aftësinë për të duartrokitur ose për të lëvizur këmbët e tyre në kohën kur nuk ka muzikë dhe kanë nevojë për udhëzime dhe terapi për të gjetur edhe një lëvizje që vjen natyrshëm tek njerëzit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat