7 gjëra që njerëzit e organizuar bëjnë, para gjumit

Life style

7 gjëra që njerëzit e organizuar bëjnë, para gjumit

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 09:54
Foto

Njerëzit e organizuar bëjnë disa vepra përpara se të flenë, për të patur një ditë të mbarë nesër.
1.Një person i organizuar, para gjumit, rregullon shtëpinë.
Duhet vetëm disa minuta për të pastruar shtëpinë nga rrëmujat, por nëse e lini për në mëngjes, ata minuta që do shpenzoni në rregullimin e shtëpisë, do ju bëjnë vonë për punët që keni gjatë ditës. Prandaj, dritare.net ju sugjeron të rregulloni shtëpinë, çdo natë para se të flini.

2. Përgatisin kafenë
Nëse e pini kafen në mëngjes, përgatiteni atë në darkë. Ekspresi i ka vetë funksionet që ta lërë kafen gati për mëngjes, të ngrohtë. Nëse nuk e përgatisni në darkë, ose do mbeteni pa kafe, ose vonë.

3. Ngarkoni me bateri pajisjet
Çdo natë para gjumit, vendosni pajisjet në prizë, për t’i ngarkuar me bateri. Duke pasur telefonin me bateri, ju do ndiheni më të qetë dhe nuk do shqetësoheni se po ju fiket celulari.

4. Bëjnë gati listën e gjërave që duhen bërë
Të përgatisësh një listë të gjërave që duhen bërë, është një taktikë e njerëzve të organizuar. Në këtë mënyrë ju do arrini të koordinoheni dhe të keni mundësi për t’i mbaruar të gjithë punët.

5. Ndajnë rrobat që do veshin ditën tjetër
Para se të flenë gjumë, njerëzit e organizuar, i ndajnë rrobat që do veshin ditën tjetër. Kjo do të jetë një mënyrë shumë e mirë që ju të mos nxitoni në mëngjes dhe të mos dini se çfarë të vishni.

6. Bëjnë dush
Jo vetëm do pastroheni nga zhuli i ditës, por dushi edhe të qetëson mendjen dhe trupin. Dushi i darkës është një mënyrë për të larë trupin nga gjithçka ke marrë gjatë ditës, por dhe në mëngjes kur të zgjoheni të larë, do i kurseni vetes më shumë kohë.

7. Meditimi
Çelësi i një njeriu të suksesshëm dhe të organizuar, është meditimi. Praktika e frymëmarrjes është një mënyrë çliruese nga streset dhe relaksuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat