Digjni 550 kalori pa stërvitje të mundimshme në palestër me diçka shumë më argëtuese

Life style

Digjni 550 kalori pa stërvitje të mundimshme në palestër me diçka shumë më argëtuese

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 20:16
ilustrim

Nëse jeni në kërkim ndonjë mënyre që të dobësoheni pa shkuar në palestër, kemi zgjidhjen për ju

Me motin e bukur mundemi më shumë të stërvitim në ambient të jashtëm dhe të shmangim palestrat monotone dhe ngufatëse.

Aktivitetin të cilin jua preferojmë është vozitja e rolerave, e cila do t’ju ndihmojë të digjni kalori dhe të tendosni trupin.

Shkencëtarët e Fakultetit të Mjekësisë në Harvard kanë matur se sa kalori mund t’i djegim gjatë vozitjes 30-minutëshe.

Mesatarisht për gjysmë orë digjen rreth 260 kalori. Shtoni intensitetin e djegies së kalorive me vozitje me intervale dhe shpejtësi të ndryshme.

Pos që digjni kalori, njëkohësisht tendosni trupin tuaj. Vozitja e rolerave rrit rrahjet e zemrës në 140-160 në minutë.

Kjo ndihmon qarkullim të shpejtë të gjakut, forcon organet vitale dhe funksionin e muskujve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat