5 të vërteta të thjeshta të marrëdhënieve që DUHET patjetër t’i dini

Life style

5 të vërteta të thjeshta të marrëdhënieve që DUHET patjetër t’i dini

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 07:02
Ilustrim

Ndonjëherë kur jemi në një marrëdhënie në çift ndikohemi nga të tjerët, dhe mendojmë se lidhja jonë nuk shkon siç duhet. Sa herë ju ka ndodhur që ju kanë thënë se “një çift i lumtur nuk zihen kurrë”?

Kjo gjë nuk është e vërtetë, pasi edhe çiftet që duhen shumë në një moment të caktuar do zihen, pasi nuk kanë çdo mendim njësoj. Për këtë, por edhe për steriotipa të zakonshëm të marrëdhënieve në çift, është koha t’i hidhni menjëherë poshtë.

Duhet të ketë shumë pasion që në fillim; 

Jo të gjitha marrëdhëniet fillojnë me dashuri të çmendur. Prandaj, ia vlen t’i kushtohet vëmendje jo vetëm pasionit dhe shkëndijave, por edhe një ndjenje sigurie dhe ngushëllimi që ndieni pranë një personi. Për një marrëdhënie të fortë, është shumë e rëndësishme të qeshësh bashkë me personin që ke në krah.

Partnerët e lumtur kanë të njëjtat interesa; 

Çdo person ka interesat dhe hobit e veta. Mos mendoni që nëse nuk doni gjithmonë të njëjtat gjëra, nuk do të keni asgjë për të folur. Përkundrazi, interesat personale do t’ju bëjnë më tërheqëse në sytë e partnerit tuaj.

Çiftet e lumtura nuk zihen kurrë; 

Çitet që nuk zihen kurrë me njëri-tjetrin, në fakt thjesht nuk i intereson. Këtu nuk po themi që duhet të ziheni apo të ushtroni dhunë, por zënkat i bëjnë mirë lidhjes tuaj.

Çiftet e lumtura pëlqejnë çdo kushuri apo mik të partnerit/es; 

Edhe ky është një tjetër steriotip shumë i zakonshëm në çift. Nuk është e thënë që të pëlqeni dhe doni çdo mik apo kushuri që partneri ose partnerja ju prezanton.

Çiftet e lumtura janë gjithmonë bashkë;

Nëse mendoni se partnerët e lumtur nuk kalojnë kohë veçmas njëri-tjetrit, kjo është një teori absurde. Kjo nuk do të thotë të ndaheni, por për një arsye, apo tjetër, të jeni larg njëri-tjetrit për një periudhë kohore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat