A flisni me veten? Shkenca thotë se po bëni gjënë e duhur - Bota Sot
A flisni me veten? Shkenca thotë se po bëni gjënë e duhur

Life style

A flisni me veten? Shkenca thotë se po bëni gjënë e duhur

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 21:12
Ilustrim

Psikoterapeutia Lisa Ferentz pretendon se nuk është aspak e dëmshme t’i flasësh vetes, përkundrazi, ka një mori benefitesh.

Të komunikosh me veten sipas saj është një shenjë force.

Ferentz, e cila është edhe autore e disa librave tregon se e ka përdorur këtë metodë edhe në trajtimin e pacientëve të cilët në këtë mënyrë kanë fituar edhe më shumë konsideratë për veten e tyre madje edhe më tepër vetëbesim.

“Nuk ka asgjë më të rëndësishme se mënyra se si ne flasim me veten, sepse monologu i brendshëm informon në mënyra delikate dhe jo aq delikate të gjitha mendimet tona të mëvonshme, gjendjet emocionale dhe vetë sjelljen”, tha Ferentz, sipas Digestit të Reader’s.

Madje ajo tregon se nga përvoja e saj ka kuptuar se shumë individë të cilët i kanë ndjekur këto këshilla dhe metoda kanë fituar edhe më shumë vetëbesim dhe njëkohësisht e kanë pasur më të lehtë të bëjnë zgjedhje në jetën e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...