Dashuria me shikim të parë? Nuk ekziston, Kupido ka nevojë për katër tentativa - Bota Sot
Dashuria me shikim të parë? Nuk ekziston, Kupido ka nevojë për katër tentativa

Life style

Dashuria me shikim të parë? Nuk ekziston, Kupido ka nevojë për katër tentativa

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 19:33
Ilustrim

Nëse portieri troket dy herë, Kupido mund të arrijë tek trokitja e katërt.

Gjithë ata që besojnë tek dashuria me shikim të parë, tashmë duhet të rimendohen.

Bazuar në një eksperiment të kryer nga një grup shkencëtarësh amerikanë të ‘Hamilton College’, goditja e rrufesë nuk është e vetmja mënyrë për të gjetur partnerin/en, e jetës.

Teoria e studiuesve është për më shumë kohë, pasi sa më shumë shihet, aq më shumë pëlqehet dhe kështu ndoshta nëse në takimin e dytë i njëjti person ju pëlqen, në të tretin do iu duket më i mirë dhe në të katërtin vjen entuziazmi.

Në këtë përfundim u arrit pasi u mbajtën nën vëzhgim 22 të rinj, djem dhe vajza, të pa lidhur. Studiuesit iu treguan atyre një sërë fotografish me fytyrat e gjinive të kundërta.

Gjatë vëzhgimit të fotove, aktiviteti cerebral i pjesëmarrësve regjistrohet.

Kështu rezultoi se në herën e katërt të të parit, pëlqimi ishte më i madh. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...