Kurrë nuk do t’ju kishte shkuar në mendje që furrën e mikrovalës mund ta përdorni edhe për këtë

Life style

Kurrë nuk do t’ju kishte shkuar në mendje që furrën e mikrovalës mund ta përdorni edhe për këtë

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Furrën e mikrovalës kryesisht e përdorim për ngrohje të ushqimit, përgatitje të pupagjelave dhe racioneve të shpejta, mirëpo ky aparat mund të përdoret edhe për qëllime të tjera

Qe se për cilat nevoja mund ta përdorni furrën e mikrovalës.

Dezinfektimi dhe freskimi i sfungjerit

Nuk ka nevojë t’i hidhni poshtë sfungjerët të cilët kanë marrë aroma të pakëndshme, thjesht dezinfektoni në furrë të mikrovalës. Më parë njomeni në ujë në të cilin keni shtuar disa pika uthulle apo lëng limoni, pastaj sfungjerët fusni në furrë të mikrovalës të cilën do ta kurdisni në gradën mesatare në kohëzgjatje prej një minute.

Dezinfektimi i dërrasës plastike të kuzhinës

Më parë lani dërrasën për prerje të ushqimeve, fërkojeni me limon dhe futeni në furrë të mikrovalës dhe kurdiseni të punojë mikrovala një minutë.

Dekristalizimi i mjaltit

Mjaltin mundeni sërish ta ktheni në gjendje të lëngshme, nëse kavanozin e hapur e fusni në furrë të mikrovalës dhe e kurdisni mikrovalën midis 30 sekondash deri në një minutë.

Ngrohja e produkteve kozmetike

Vaji i ngrohtë për kurën e flokëve është i nevojshëm të ngrohet në furrë të mikrovalës midis 10 dhe 20 sekondash, mirëpo mund ta nxehni edhe produkte të tjera kozmetike, të cilat përdoren të ngrohta. Gjithashtu, mund të ngrohni edhe dyllin për depilim. Kushtoni kujdes të mos e nxehni shumë maskën, vajin apo dyllin.

Përftimi më shumë i lëngut të agrumeve

Limoni apo limeta të saponxjerra nga frigoriferi do të japin më pak lëng se pemët të cilat kanë qenë në temperaturë dhome apo të ngrohura pak. Para se të shtrydhni pemët ngrohni në furrë mikrovale rreth 20 sekonda.

Përgatitja e ushqimit para se ta piqni në skarë

Nëse dëshironi të shkurtoni kohën e nevojshme për përgatitjen e perimeve në skarë, përgatitni më parë në furrë mikrovale. Patatet nxehni rreth 2 minuta (më parë shponi me pirun), ndërkaq specat rreth një minutë para se t’i piqni në skarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat