Lidhja emocionale me baballarët, e rëndësishme për fëmijët

Life style

Lidhja emocionale me baballarët, e rëndësishme për fëmijët

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 00:26
Foto ilustrim

Hulumtimet e kaluara për  zhvillimin e fëmijëve shpesh injorojnë baballarët.

Por, studime të reja po zbulojnë se kujdestarët jo-amë luajnë një rol vendimtar në sjelljen e fëmijëve, lumturinë, madje edhe aftësitë njohëse.

Sot, shumë baballarë priren për të qenë të ndjeshëm, të kujdesshëm dhe dinjitoz. Një pjesë e madhe e hulumtimeve tregojnë se të kuptuarit tonë rreth formësimit të jetës së fëmijëve që nga fillimi po transformohet, duke sfiduar idetë konvencionale të prindërisë dhe gjinisë.

Një sërë studimesh të kohëve të fundit tregojnë se sa role fleksibile mund të kenë prindërit.

Psikologu Ruth Feldman i Universitetit Bar-Ilan të Izraelit ka gjetur se, ashtu si nënat, baballarët përjetojnë një nxitje hormonale kur kujdesen për foshnjat e tyre, gjë që ndihmon procesin e lidhjes.

Foshnjat me baballarë të angazhuar emocionalisht shfaqin zhvillim më të mirë mendor si të vegjël dhe kanë më pak gjasa që të kenë probleme të sjelljes më vonë, krahasuar me foshnjat ndaj të cilave baballarët sillen në një mënyrë më të shkëputur.

Ata prindërit e të cilëve, ose figura e babait, janë emocionalisht mbështetës, priren të jenë më të kënaqur me jetën dhe kanë marrëdhënie më të mira me mësuesit dhe fëmijët e tjerë, shkruan BBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat