Tregoni cila fytyrë është më e lumtur dhe mësoni se çfarë lloj personaliteti keni…

Life style

Tregoni cila fytyrë është më e lumtur dhe mësoni se çfarë lloj personaliteti keni…

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 14:11
Ilustrim

E gjitha çfarë duhet të bëni është të shikoni imazhin më poshtë dhe të zgjidhni atë që ju duket se është më i lumtur. Me këtë test do të shihni se çfarë lloj personi jeni dhe çfarë dominon ju. A jeni gati?

Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, dy neuroshkencëtarë, Dr. Paul Broca dhe Dr. Karl Wernicke, zbuluan se njerëzit që kishin probleme në përpunimin e gjuhës shpesh kishin dëme në fusha të caktuara të anës së majtë të trurit. Hulumtuesit më pas arritën në përfundimin se këto fusha ishin të rëndësishme për përpunimin e gjuhës dhe i njoftuan botës se kjo aftësi e rëndësishme është e vendosur në anën e majtë të trurit.

Kjo ide ndoshta është baza e zbulimit se ana e majtë është më krijuese, ndërsa e djathta është më analitike. Zbuloni nëse jeni një person i dominuar nga hemisfera e majtë ose e djathtë.

Alternativa A: Hemisfera e majtë

Ana e majtë e trurit është e lidhur me kreativitetin dhe ekspresivitetin. Disa aftësi që lidhen me hemisferën e majtë të trurit përfshijnë: njohjen e fytyrës, shprehjen e emocioneve, muzikën, leximin, ngjyrat (dallimet në ngjyra), imagjinatën, intuitën dhe kreativitetin.

Ju i përkisni grupit të subjekteve me tipin më intuitiv, perceptues, subjektiv dhe refleksiv. Ndoshta mendja juaj ju tregon se ju duhet të bëni diçka për ta dëgjuar më shumë, por ajo që ju duhet të merrni në konsideratë është ajo çfarë ju thotë intuita, sepse e dini se nuk ju zhgënjen. Ju zakonisht mendoni për gjërat që keni bërë gjatë gjithë kohës, sepse e konsideroni çdo përvojë si një mësimdhënie, nuk ju intereson nëse janë përvoja të mira ose të këqija, ju mësoni nga gjithçka. Ndonjëherë ju tentoni të jeni shumë shprehës, deri në atë masë saqë dikush mund të kuptojë se ka diçka që ju shqetëson, ose ju bën të lumtur. Për më tepër ju jeni të rrethuar nga miqtë që zgjidhni, pak, por të mirë dhe ju e dini kur një person nuk ka qëllime të mira.

Alternativa B: Hemisfera e djathtë

Ana e djathtë e trurit është konsideruar si një ekspert në detyrat që kanë të bëjnë me logjikën dhe mendimin analitik. Gjithashtu jep më të mirën në situata si mendimi kritik, numrat dhe arsyetimi. Kjo do të thotë që ju keni llojin e personalitetit që mendoni para se të veproni. Studioni avantazhet dhe disavantazhet para se të bëni ndonjë gjë, madje edhe për aktivitetet më të vogla, sepse duhet të jeni të përgatitur në rast se diçka shkon keq.

Ju keni një lloj obsesioni me rregullat, ju pëlqen të bëni gjithçka plotësisht saktë. Për shkak të logjikës, inteligjenca juaj zakonisht mbizotëron para çdo gjëje tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat